LAJMI I FUNDIT:

Ambasadat amerikane në Shkup dhe Sofje përshëndesin marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Ambasadat amerikane në Shkup dhe Sofje përshëndesin marrëveshjen Maqedoni-Bullgari

Ambasadat e SHBA-së në Shkup dhe në Sofje përmes një deklarate të përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë.

Në deklaratë thuhet se kjo marrëveshje i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe dëshmon vullnetin e mirë nga qeveritë e dy vendeve.


“Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e dëshmon vullnetin e mirë nga ana e të dy vendeve që ta përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet veti në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes fqinjëve dhe për përforcimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne i përshëndesim Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik drejt së ardhmes”, thuhet në deklaratën e ambasadave të SHBA-së në Shkup dhe në Sofje./Telegrafi/