LAJMI I FUNDIT:

VV: Nuk ka më “PRONTO”

VV: Nuk ka më “PRONTO”

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se “pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK nuk ka të ndalur me shpifje dhe akuza të pabaza”.

“Ata vazhduan edhe sot, me strategjinë e njëjtë të tyre të nëntokës, të akuzojnë e të etiketojnë njerëz, me qëllim që ta dëmtojnë qeverinë e Vetëvendosjes në Prishtinë. Mirëpo, qytetarët e Prishtinës janë ata që e kanë bërë dhe e kanë përjetuar vetë ndryshimin. Për këtë arsye, besimi në Vetëvendosje është rritur dhe po rritet vazhdimisht”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje erdhi pas një konferencë për media që pati Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë ku bëri publik sipas tyre, emrat e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje të punësuar në Ndërmarrjen Publike Banesore të Prishtinës.


“Ndërmarrja Publike Banesore prej një ndërmarrje me borxhe të papaguara ndaj saj është shëndruar ne njē ndërmarrje me profit dhe që realisht do të jetë burim i të hyrave për komunën tonë. Shërbimet po shtohen, rregulli po vendoset përkundër tentimeve të PDK-së për të penguar.  Nuk ka më banesa për asambleistë të PDK-së për të ja u mbyllur gojën, por politika sociale për mbrojtjen e të pambrojturve sikur janë rastet sociale më të rënda që po strehohen.  Nuk ka më familjarë e djem nëpër borde e ndërmarrje publike por mbrotje të punëtorëve si rasti i punëtorëve  të kuzhines nga privatizimi”, thuhet nnë reagimi i Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, rezultatet e arritura në Komunën e Prishtinës janë vërejtur në të gjithë Kosovë dhe se rritja e tyre do të konfirmohet së shpejti edhe në zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori