LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Investitorët e huaj dhe vendor do të trajtohen në mënyrë të barabartë

Bekteshi: Investitorët e huaj dhe vendor do të trajtohen në mënyrë të barabartë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me ekipin ekonomik qeveritar, mori pjesë në takimin me anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Në takim siç thuhet në kumtesën e kabinetit të ministrit, është diskutuar për politikat ekonomike, masat ekonomike të parapara në programin e qeverisë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Bekteshi tha se kompanitë vendore, nga tash e tutje do të gëzojnë të njëjtat privilegje me ato të huaja.


“Duke u nisur nga fakti se investimet janë gjeneratori i ekonomisë, puna e parë që kemi synuar ta realizojmë është të arrijmë t’i nxisim investimet vendore, paralelisht me ato të huajat, duke ofruar trajtim të barabartë të investuesve”, tha Bekteshi.

Ai gjithashtu potencoi se në fokus të programit ekonomik të qeverisë është zhvillimi i ndërmarrjeve vendore, para se gjithash i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori