Shtatë shenjat paralajmëruese që tregojnë se po e teproni me kripën
Trupi i njeriut ka nevojë për çdo vitaminë, element kimik, mineral etj në mënyrë që të kryejë të gjitha proceset metabolike! Kripa ndihmon në mbajtjen e nivelit të lëngjeve të trupit në normë, që muskujt të funksionojnë siç duhet.
Nëse trupi i njeriut nuk ka natrium mjaftueshëm, presioni i gjakut mund të ulet me shpejtë duke na rrezikuar shëndetin, ndaj mjekët rekomandojnë të pini pak ujë me kripë kur ju bie tensioni.
Megjithatë, teprimi me kripën mund të rezultojë gjithashtu shumë i rrezikshëm. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha shenjat që paralajmërojë se po merrni më shumë kripë nga sa duhet.
1. Ju jeni të etur gjatë gjithë kohës
Kur ju merrni shumë kripë përmes ushqimeve, trupi ka nevojë për lëngje për të pastruar organizmin në mënyrë që muskujt dhe organet e tjera të funksionojnë siç duhet.
2. Ënjtje
Nëse ndjeni që kyçet, gjunjët i keni të fryrë kjo është një shenjë që trupi juaj po mban ujë të tepërt, për shkak se kripa ndihmon në këtë gjë.
3. Dhimbje kockash
Kur trupi është i mbingarkuar me kripë, ju duhet të pini shumë ujë në mënyrë që të nxirrni kripën jashtë. Kjo ju bën të urinoni më shpesh, duke humbur kalcium. Deficienca e kalciumit mund të çojë në osteoporozë.
4. Gurë në veshka
Ngrënia me tepri e kripës shkakton formimin e gurëve kristalorë në veshka.
5. Tensioni i lartë i gjakut
Balancimi i lëngjeve dhe natriumit në trup është shumë i rëndësishëm sepse ndikon në qarkullimin e gjakut. Trupi mban më shumë ujë, kur niveli i natriumit është i lartë, duke shkaktuar tendosjen e enëve të gjakut.
6. Nuk mund të përqendroheni
Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë arteriet! Kjo bën të vështirë qarkullimin e gjakut dhe mosfurnizimin e trurit me mjaftueshëm gjak duke shkaktuar mungesë përqendrimi.
7. Dhimbje koke të shpeshta
Një studim nga Universiteti Johns Hopkins tregoi se njerëzit që konsumonin 1500 mg natriumi kishin 25 përqind shanse për të vuajtur nga dhimbjet kronike të kokës krahasuar me ata që merrnin 500 mg natrium në ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj