LAJMI I FUNDIT:

Palapeta amerikane që deri tani nuk keni pasur rastin t’i provoni: të buta, të shijshme – të shkrihen në gojë

Palapeta amerikane që deri tani nuk keni pasur rastin t’i provoni: të buta, të shijshme – të shkrihen në gojë

Palapetat amerikane janë shumë të shijshme!

Po ju sjellin recetën e thjeshtë dhe të shpejtë për këtë desert të shijshëm, të cilin mund ta gatuani për kafjall, apo si desert për familje dhe miq, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:

▪ 2 filxhanë miell,
▪ 2 lugë të vogla pluhur për simite,
▪ gjysmë luge të vogël kripë,
▪ 2 lugë sheqer,
▪ 1 sheqer vaniljeje,
▪ 2 filxhanë qumësht,
▪ 4 lugë vaj,
▪ 2 vezë.

Udhëzimi:

Përzieni ndaras përbërësit e thatë dhe të njomë. Lehtë bashkoni dhe përzieni në mikser 2 – 3 minuta.

Tiganin e lyer ngroheni në temperaturë mesatare. Me garuzhdë qitni brumin në tigan.

Piqeni rreth një minute (do ta dini që ana e poshtme është e pjekur kur në anën e papjekur të shfaqen flluska), kthejeni mbrapsht ngadalë dhe fërgojeni edhe anën tjetër.

Palapetat mund t’i radhisni njërën mbi tjetrën dhe t’i qitni sipër çokollatë, mjaltë, shurup panje, t’i shtoni pemë, akullore, sipas dëshirës. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Bukë me miell liri dhe fara liri

Bukë me miell liri dhe fara liri

Nga duart tua
Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Nga duart tua
Tavë dheu

Tavë dheu

Kuzhina tradicionale
Qofte me lulelakër (Video)

Qofte me lulelakër (Video)

Nga duart tua
Peshk me domate

Peshk me domate

Pjata kryesore
Gjeldeti i pjekur

Gjeldeti i pjekur

Kuzhina
Kalo në kategori