LAJMI I FUNDIT:

Talat Xhaferi sot jep llogari për punën e bërë në 100 ditët e para

Talat Xhaferi sot jep llogari për punën e bërë në 100 ditët e para

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot do të njoftojë për punën e bërë në 100 ditët e kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi në konferencën për shtyp, përveç aktiviteteve në funksionin kryetar i Dhomës ligjdhënëse, do të përqëndrohet edhe në detyrat e ardhshme, siç kumtoi Kabineti i tij, të cilat qëndrojnë para deputetëve, ndërsa kanë të bëjnë para se gjithash në plotësimin e obligimeve të Kuvendit të cilat dalin prej Planit 3-6-9.

Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi me aprovimin e shumicës së koalicionit LSDM, BDI, Lëvizja Besa, LR-PDSH.