LAJMI I FUNDIT:

Genoa ftesë Prishtinës për ndeshje miqësore në Kosovë

Genoa ftesë Prishtinës për ndeshje miqësore në Kosovë

Klubi i madh italian, Genoa CFC, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me FC Prishtinën.

Këtë e ka konfirmuar klubi i njohur prishtinas përmes faqes së saj zyrtare.


“Përmes një shkrese dërguar kryetarit tonë, Remzi Ejupit, Genoa CFC ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me skuadrën tonë më datë 5 ose 6 gusht”.

“Me këtë rast, FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë. Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje”, thuhet në njoftimin e klubit bardhëekaltër.

Prishtinës i duhet ta shqyrtojë ftesën shkaku i mungesës së stadiumit i cili është ende në rinovim. /Telegrafi/