LAJMI I FUNDIT:

Roma e mposht Totenhamin në trillerin me shumë gola (Video)

Roma e mposht Totenhamin në trillerin me shumë gola (Video)

Roma e ka mposhtur Tottenhamin në një ndeshje dramatike të zhvilluar në SHBA.

Ndeshja miqësore në kuadër të International Champions Cup u zhvillua në Red Bull Arena të Harrisont e ku të pranishëm ishin plot 26 mijë shikues.


Roma kaloi e para në epërsi me anë të Diego Perottit në minutën e 13-të nga pika e bardhë.

Lajmet e fundit rreth Romës
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Romës

Golat vërshuan pas minutës së 70-të ku Under realizoi për 2-0 për Romën.

Krejt në fund Tottenhami për tri minuta shënoi dy gola (87’ dhe 90+1’) me Winks dhe Janssen.

E kur u pritën vazhdimet ishte Tumminello ai që (90+2’) realizoi për 3-2 dhe rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/