Mësoni se çfarë mund të prisni nga partneri yt, por edhe nga trupi kur ngeleni papritur shtatzënë
Pa marrë parasysh se a jeni në lidhje një kohë të gjatë apo të shkurtër, nëse nuk e keni planifikuar, shtatzënia në jetën tuaj do të sjellë shumë ndryshime. Do të ndryshoni ju, do të ndryshojë trupi dhe psikika juaj, por edhe marrëdhënia juaj me partnerin.
Hormonet
Stresi të cilin e sjell shtatzënia e paplanifikuar mund të forcojë veprimin e hormoneve të shtatzënisë. Jo rrallë stresi i tillë çon në grindje midis partnerëve. Femrat mund të ndihen të hutuara, të vetmuara, të frikësuara. Të gjitha këto ndjenja i shkakton edhe më shumë puna e hormoneve. Mirëpo, edhe partnerët e tyre mund të ndihen në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Viti i parë i martesës është sfida më e madhe
Nëse keni vendosur të martoheni për shkak të shtatzënisë, mund të zbuloni që ajo gjendje “e bekuar” bart me vete edhe disa momente jo edhe aq të kënaqshme për çiftin e ri. Partnerët gjatë gjithë kohës mësojnë për njëri-tjetrin, mirëpo kur lind fëmija, marrëdhënia bëhet sfidë edhe më e madhe. Duke u rritur fëmija, kujdesi për të çon në drejtim të njohjes edhe më të mirë midis partnerëve, lidhja ndërmjet tyre bëhet edhe më e fortë.
Fitoni bashkërisht përvojë
Aq më parë, nëse të dy jeni shumë të rinj. Bashkë krijoni përvojë dhe bëheni edhe më të vendosur duke bartur përgjegjësinë dhe duke u kujdesur për fëmijën.
Falënderimi i partnerit
Shtatzënia dhe fëmija do t’ju bëjnë që të ndiheni si familje më shumë se çdo “fletë” kurorëzimi. Mbase ndonjëherë edhe pyesni a do të kishit qëndruar bashkë po të mos ju kishte lidhur përgjithmonë shtatzënia e paplanifikuar.
Arsye e drejtë për t’u martuar
Me siguri edhe ju edhe partneri juaj do të pyesnit a jeni martuar vetëm për shkak të fëmijës? Martesa është e rëndë edhe me fëmijë edhe pa fëmijë, mirëpo gjëja e fundit që do të duhej t’ju brengoste është se a jeni kurorëzuar nga arsyet e vërteta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTerapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
A ka ndodhur ngjizja? Si të interpretoni rezultatet e Beta hCG-së?
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje
Si të bëhen më të lehta dhimbjet e lindjes?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime