LAJMI I FUNDIT:

Chelsea është gati të paguajë klauzolën e Robertos

Chelsea është gati të paguajë klauzolën e Robertos

Sergio Roberto ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Chelseat.

Kampioni aktual i Ligës Premier është i interesuar të forcojë skuadrën edhe më shumë pasi këtë sezon luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.


Conte: Isha pranë largimit nga Chelsea pas fitimit të titullit
Lexo po ashtu Conte: Isha pranë largimit nga Chelsea pas fitimit të titullit

Pas transferimeve të Willy Caballeros, Antonio Rudigerit, Alvaro Moratas dhe Tiemoue Bakayoko, Blutë duan edhe një anësor të djathtë.

Pas dështimit për të nënshkruar me Danilon, i cili u transferuar te rivalët e Manchester Cityt, trajneri Antonio Conte është i interesuar në yllin e Barcelonës, Sergi Roberto.

Sipas gazetës Sport, Conte është i interesuar ta paguaj klauzolën e lirimit të Robertos prej 40 milionë eurosh për të nënshkruar me atë nga Barcelona. /Telegrafi/