LAJMI I FUNDIT:

Hyseni pritet në selinë e INTERPOL-it

Hyseni pritet në selinë e INTERPOL-it

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, është pritur sot në një takim zyrtar nga Sekretari i Përgjithshëm, Jurgen Stock, në selinë e INTERPOL-it në Lyon të Francës.

Siç thuhet në një njoftim, Hyseni Stock kanë zhvilluar një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore lidhur me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë.


Po siç thuhet në njoftim, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it në takimin e fundit të mbajtur nga 31 maj – 2 qershor kishte vendosur që kërkesën për anëtarësim në INTERPOL të Republikës së Kosovës ta përfshijë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të 86-të e cila do të mbahet në Peking të Kinës nga 26-29 shtator.

“Këshilltari ndërkombëtar Hans Corell, i cili ishte emëruar për të udhëhequr një studim rreth procesit të anëtarësimit në INTERPOL, ka finalizuar punën e tij dhe tashmë raportin ia ka dorëzuar Komitetit Ekzekutiv. Bazuar në këtë raport, Komiteti Ekzekutiv do t’i paraqesë Asamblesë së Përgjithshme për aprovim një kornizë të udhëzimeve për procesin e anëtarësimit. Pas aprovimit të këtyre udhëzimeve, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it në Kinë pritet të votohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim”, shkruan në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më tej bëhet e ditur se gjatë takimit Sekretari Stock dhe ministri Hyseni i cili shoqërohej edhe nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, trajtuan edhe shumë çështje tjera të bashkëpunimit dhe komunikimit të drejtpërdrejt midis INTERPOL-it dhe institucioneve të rendit dhe ligjit në Kosovë, mbi të gjitha me Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori