LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria ka marrë miliona euro borxh vetëm për dy muaj

OBRM-PDUKM: Qeveria ka marrë miliona euro borxh vetëm për dy muaj

OBRM-PDUKM-ja e ka akuzuar sot Qeverinë se vazhdimisht është duke marrë borxhe, duke marrë 70 milionë euro vetëm brenda dy muajve të fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, rishikimi i buxhetit parasheh rritje të borxhit për 150 miionë euro, që është më shumë se ajo që ishte planifikuar.


OBRM-ja thekson se ministri Dragan Tevdovski vetëm në disa ditë ka krijuar borxh të ri prej 4.5 miliardë denarë vetëm në bazë të ankandeve të letrave me vlerë.

Kjo parti thotë se qytetarët duhet dhe dëshirojnë të dijnë se ku shkojnë këto para dhe si harxhohen./Telegrafi/