LAJMI I FUNDIT:

Kessie e Calhanoglu realizojnë golat e para, Milani shkatërron Bayernin (Video)

Kessie e Calhanoglu realizojnë golat e para, Milani shkatërron Bayernin (Video)

Milan ka shënuar fitore mbresëlënëse në kuadër të “International Cup Asia”.

Kuqezinjtë kanë triumfuar kundër skuadrës bavareze të Bayern Munichut me rezultat 4-0.


Shtatë herë kampioni evropian në pjesën e parë i realizoi te tri golat e fitores, shkruan Telegrafi.

Franck Kessie ka realizuar golin e parë në fanellën e Milanit në minutë e 14 të takimit.

Golin e dytë e shënoi Patrick Cutrone në të 25 minutë. Ky i fundit e shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë dy minuta para fundit të pjesës së parë. Theksojmë se në të dyja rastet e para asistoi Michel Rodriguez.

Por, kur u mendua se në këtë takim do të ketë edhe më tepër gola, doli të jetë e kundërta.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, rrjetat e ekipeve respektive heshtën deri në minutën e 85, kur Hakan Calhanoglu shënoi golin e katërt dhe vulosi fitoren e Milanit me rezultat 4-0.

Pas kësaj, Milan zë vendin e dytë të grupit B me tre pikë pas dy ndeshjeve ndërsa Bayern zë vendin e katërt me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori