LAJMI I FUNDIT:

Borxhlinjtë arsyetojnë borxhet e tyre, thonë se kanë edhe kredi (Video)

Borxhlinjtë arsyetojnë borxhet e tyre, thonë se kanë edhe kredi (Video)

Një pjesë e kompanive shtetërore që kanë borxhe të mëdha ndaj ekonomisë, sot dolën në mbrojtje të pozitës së tyre. Ata sqarojnë se nga Ministria e Financave u kanë kërkuar informacione për gjendjen financiare, por pohojnë se numrat që i plasoi ministri Tevdovski nuk kanë të bëjnë vetëm me borxhet e mbetura, por edhe me detyrimet që i paguajnë në këste, gjegjësisht kreditë që i shlyejnë me vite. E para reagoi Shoqata Akesionare ELLEM duke thënë se nuk kanë borxhe të fshehura dhe se kompania është në kondicion të mirë.

“Do të donim të sqaronim se bëhet fjalë për detyrime rrjedhëse, afatet për pagesën e të cilave më 31 maj ende nuk kishin arritur, përkatësisht nuk është depërtuar valuta për pagesë. Të dhënat zyrtare që u publikuan kanë të bëjnë me detyrimet rrjedhëse të cilat janë shlyer në tërësi gjatë periudhës së kaluar”, nga SHA Elem.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, kompani e cila sipas ministrit Tevdovski është një nga kompanitë publike me më shumë borxh, sqaron se borxhi i publikuar prej 2.4 miliardë denarëve nuk ka të bëjë vetëm ndaj ekonomisë së Maqedonisë por edhe ndaj hekurudhave të huaja. Gjithashtu, në këtë borxh bën pjesë edhe kredia e marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.


“Nga ai borxh, pothuajse gjysmë miliardë denarë është borxh ndaj hekurudhave të jashtme. Në këtë borxh prej 2.4 miliardë denarë hyjnë edhe këstet nga krediti i marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim me të cilin janë blerë trenat. Gjithashtu duhet të potencohet se në borxhet ndaj hekurudhave të jashtme bëjnë pjesë edhe borxhet ndaj hekurudhave të vjetra të Jugosllavisë. Ka borxhe ndaj hekurudhave të Kroacisë dhe Bullgarisë nga viti 1991 deri në vitin 1995, edhe atë në vlerë prej 500 milionë denarëve. Kjo do të thotë se borxhi prej 2.4 miliardë denarëve nuk është vetëm ndaj ekonomisë vendore por edhe ndaj hekurudhave të jashtme”, tha Igor Korunoski, U.D. drejtor i HM-Transport.

Për këtë keqkuptim, nga Ministria e Financave thonë se numrat e publikuara dje nuk kanë qenë të tyret por janë marrë nga institucionet e tjera. Për prezantim më konkret dhe më transparent të gjendjes me borxhin e institucioneve shtetërore do të pritet softuer i ri.

“Ministria e Financave është dakorduar me Bankën Botërore për një projekt për ballafaqimin me këto detyrime dhe për zhvillimin e mekanizmave për parandalimin e këtyre veprimeve në të ardhmen. Këto janë detyrime që janë akumuluar një kohë të gjatë dhe jemi duke punuar për një projekt për konstatimin e metodologjisë për pastrimin e borxheve”, tha Ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Borxhet që u publikuan dje e që kanë të bëjnë me shfrytëzuesit buxhetorë dhe me ndërmarrjet shtetërore, kafin shifrën prej 363 milionë euro. Për se atë se në ç‘mënyrë dhe kur do të fillojë proces i shlyerjes së tyre, Tevdovski nuk u përgjigj./TV21/