LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me skuadrën nga fshati i Suedisë që heshti Stambollin (Foto/Video)

Njihuni me skuadrën nga fshati i Suedisë që heshti Stambollin (Foto/Video)

Të gjithë prisnin që Galatasaray të kaloi raundin e dytë në Ligën e Evropës pa ndonjë problem.

Gjiganti turk që është ndër skuadrat më të famshme në Evropë kishte përballë një skuadër modeste nga Suedia e quajtur Ostersunds.


Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Skandinavi, Ostersunds befasoi të gjithë duke mposhtur Galatasarayn me rezultat të pastër 2-0.

Goli i shënuar nga skuadra suedeze heshti gjithë Stambollin

Por u mendua se ishte vetëm një natë e keqe e gjigantit turk dhe gjithçka do të përmbysej në Stamboll.

Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi skuadra nga fshati suedez që ka më pak se 50 mijë banor ka heshtur Stambollin.

Jamtkraft Arena, stadiumi i skuadrës Ostersunds që ka 8,466 ulëse

1-1 ishte rezultati përfundimtar në Stamboll dhe me rezultat të përgjithshëm 3-1 Ostersunds kaloi tutje në raundin e tretë.

Në fakt ky vit ishte debutim për Ostersundsin në kuadër të Ligës së Evropës dhe qysh në vitin e parë arriti të bëjë një mrekulli.

Ekipi suedez është krijuar 21 vite më parë, apo saktësisht në vitin 1996 kur tri skuadra lokale OPE IF, IFK Ostersunds dhe Torvalla FF vendosen të bashkohen për tu krijuar skuadra që mbrëmjen e 20 korrikut heshti Stambollin me 15 milionë banorë.

Një foto e fshatit Ostersunds

Deri në Ligën e Evropës, Ostersunds arriti falë fitimit të Kupës së Suedisë që ishte një befasi e jashtëzakonshme pasi mposhti Norrkopingun në finale me rezultat të thellë 4-1.

Tani klubi që ka ngjyrat tradicionale bardh dhe kaltër ka mundësi të mirë të kaloj edhe raundin e tretë.

Ostersunds do të përballen me skuadrën nga Luksemburgu, Fola Esch dhe janë favoritë absolut për të kaluar tutje.

Mrekullia e klubit simpatik suedez pritet të vazhdojë, ndërsa në ‘Play Off’ me pak fat mund ta ‘peshkojnë’ ndonjë kundërshtar të lehtë në short për tu futur në grupe.

Gëzimi i futbollistëve pas fitores në ndeshjen e parë 2-0 ndaj Galatasarayt

Në fshatin suedez tani të gjithë po besojnë se klubi i tyre mund të bëjë mrekulli për tu futur në grupet e Ligës së Evropës, gjë që nuk mund ta bëjnë lehtë as skuadrat më të mëdha suedeze si Malmo, Norrkoping, Kalmar apo Helsingobrg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori