LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq: Deklaratat e Thaçit për marrëveshje historike, fraza të bukura

Ivanoviq: Deklaratat e Thaçit për marrëveshje historike, fraza të bukura

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se “dialogu Kosovë-Serbi do të sjellë një marrëveshje historike”, ka thënë se “realiteti i Thaçit në të cilin besojnë 99 për qind e shqiptarëve në Kosovë, nuk është i njëjtë me atë që shohim ne dhe se ka të tillë që janë të vetëdijshëm se ky është vetëm një fiksion”.

Ivanoviq ka thënë për B92  se “Kosova është e pavarur për aq sa Serbia pajtohet  dhe ata janë të vetëdijshëm sa herë kërkojnë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, përcjell Telegrafi.

Duke reaguar asaj që ka thënë Thaçi në një intervistë për Tanjugun, Ivanoviq thotë se “deklaratat e Thaçit për ‘marrëveshje historike’ janë fraza të bukura, por në këtë mënyrë ai paralajmëron fundin e dialogut, edhe pse nuk është i autorizuar të vendos për këtë”.


Ivanoviq thotë se “Thaçi po flet për diçka që është pjesërisht e vërtetë, se dialogu është jo papëlqyeshëm, por unë mendoj se është e vetmja mundësi për të zgjidhur disa probleme. Ka edhe shumë tema për të cilat duhet të diskutohet dhe mendoj se Prishtina nuk pyetet se çfarë do të ketë në tryezë të bisedimeve”.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq vlerëson se deklaratat e Thaçit paraqesin “deklaratat tipike të palës shqiptare”.

Ai mendon se beson se Thaçi do mbetet i ngarkuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori