LAJMI I FUNDIT:

Edhe një pjesëtar i FSK-së shpallet studenti më i mirë në Kolegjin Mbretëror në Britani

Edhe një pjesëtar i FSK-së shpallet studenti më i mirë në Kolegjin Mbretëror në Britani

Në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell të Mbretërisë së Bashkuar u mbajt ceremonia e diplomimit të kadetëve-oficerëve, që për 7 muaj vijuan studimet ushtarake në këtë kolegj. Pjesë e Kolegjit Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës; nëntoger Rilind Idrizi dhe tetari Feti Pronaj.

Nëntogeri Rilind Idrizi ka treguar performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike, dhe si rezultat i këtyre arritjeve ka marr çmimin e studentit më të mirë ndërkombëtar.


Nëntogeri Idrizi, këtë çmim e ka pranuar nga oficeri komandues i këtij kolegji, Marshall Steve Rochell.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Jam shumë i kënaqur me performancën e dy pjesëtarëve tanë, nëntoger Idrizit dhe tetar Pronajt, si pjesëtarët e parë që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore. Ata kanë demonstruar standarde të larta gjatë studimeve të tyre në këtë kolegj. Si komandant i Forcës së Sigurisë të Kosovës jam shumë i kënaqur me çmimin që nëntogeri Rilind Idrizi e ka fituar si rezultat të paraqitjes së jashtëzakonshme të tij, por njëkohësisht jam i kënaqur edhe me tetarin Feti Pronaj, si nënoficer i parë, që me sukses ka përfunduar studimet në këtë kolegj të Mbretërisë së Bashkuar. Suksesi i kadetëve dhe oficerëve tanë në Akademitë më prestigjioze në Botë, është edhe një dëshmi se FSK-ja po ndërtohet me standardet më të larta profesionale të nivelit të shteteve të NATO-s”, tha komandanti i FSK-së, gjeneral Rama.

Në Akademinë Mbretërore Sandhurst dhe në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore të Mbretërisë se Bashkuar, deri më tani, kanë diplomuar me sukses 17 kadetë të FSK-së, duke përfshirë edhe 3-tri kadete.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori