LAJMI I FUNDIT:

Sa pak duhet të vraponi për t’i gëzuar përfitimet e vrapimit?

Sa pak duhet të vraponi për t’i gëzuar përfitimet e vrapimit?

Nëse vrapimi është hobi juaj, atëherë padyshim se ju bën të ndjeheni mirë – dhe nuk ka ndonjë dyshim se vrapimi është i mirë për trupin, mendjen, shpirtin, etj.

Por, problemi është se vendosja e një hapi para tjetrit kërkon përpjekje e cila i shqetëson shumë njerëz, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, rezultatet e një studimi të ri sugjerojnë se ju mund t’i gëzoni përfitimet e rëndësishme të vrapimit – siç është eshtra më të fortë – me përpjekje apo lodhje minimale, e kjo merr vetëm një minutë apo dy mintua kohë.

Kur hulumtuesit e Universitetit Exeter dhe Leicester i kishin krahasuar nivelet e aktivitetet dhe shëndetin e eshtrave të 2,500 grave, ata kishin zbuluar se femrat të cilat kishin pasur një deri dy minuta aktivitete të intensitetit të lartë kishin pasur për 4 për qind shëndet më të mirë të eshtrave sesa ata të cilët nuk kishin vrapuar fare.

Vrapimi për më shumë se dy minuta shpie edhe në shëndet më të mirë të eshtrave.

Vlen të ceket se studimi thjesht tregon për një ndërlidhje të shëndetit të eshtrave me vrapimin, por nuk tregon për ndonjë shkaktar – pra nuk ka ndonjë dëshmi se një minutë vrap në ditë do t’jua shpëtojë skeletin. /Telegrafi/