Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se gjatë TM1 2017, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 166.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 138.7 milionë euro sa ishte në TM1 2016.
“Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale i atribuohet kryesisht rritjes së deficitit në llogarinë e mallrave. Në anën tjetër, bilancet pozitive të shërbimeve, llogarisë së të ardhurave parësore dhe llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan rritje”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Deficiti në tregtinë e mallrave u karakterizua me një rritje vjetore prej 8.3 për qind në TM1 2017. Eksporti i mallrave arriti vlerën prej 76.4 milionë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 6.2 për qind.
“Rritja e vlerës së eksportit të mallrave gjatë këtij tremujori kryesisht i atribuohet rritjes së eksportit të ushqimeve të përgatitura, pijeve, produkteve të plastikës, gomës, lëkurës, etj. Në anën tjetër, me rënie u karakterizua eksporti i metaleve bazë, i cili përbën rreth 42 për qind të gjithsej eksportit, pastaj tekstili dhe artikujt e tekstilit, si dhe eksporti i këpucëve,” thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Vlera e gjithsej mallrave të importuara arriti në 609.4 milionë euro deri në mars 2017, që paraqet një rritje vjetore prej 8.3 për qind. Rritja e importit ishte kryesisht rezultat i rritjes së produkteve minerale, ku përfshihet importi i naftës dhe derivateve të saj, çmimet e të cilave janë rritur në tregjet ndërkombëtare.
“Me rritje është karakterizuar edhe importi i mjeteve transportuese, makinerive, ushqimeve të përgatitura, pijeve, etj. Në anën tjetër, importi plastikës, artikujve të gurit, qeramikës, qelqit, etj. shënuan rënie (figura 12). Në mars 2017, shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte qëndroi në 12.5 për qind (12.8 për qind në mars të vitit 2015)”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.
Bilanci në tregtinë e shërbimeve shënoi vlerën prej 68.4 milionë euro, një rritje kundrejt TM1 2016 prej 3.8 për qind.
“Vlera e gjithsej shërbimeve të eksportuara shënoi rritje vjetore prej 1.5 për qind, duke arritur në 155.7 milionë euro, përderisa vlera e shërbimeve të importuara shënoi rënie prej 0.3 për qind dhe arriti në 87.3 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City