Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se Komuna e Drenasit i kishte dhënë tender kompanisë më të shtrenjtë për 124.088 euro sesa ofertuesi tjetër që ishte në konkurrencë
Zyra Kombëtare e Auditimit gjatë auditimit të pasqyrave financiare të Komunës së Drenasit për vitin 2016 ka gjetur një varg shkeljes, pothuajse në të gjitha fushat. Auditori i Përgjithshëm në raportin për Komunën e Drenasit për vitin 2016 ka precizuar të gjitha të gjeturat dhe ka rekomanduar që të përmirësohen.
Sipas raportit, edhe gjatë vitit 2016 Komuna e Drenasit kishte angazhuar një numër punonjësish (mësimdhënës) si zëvendësues në sektorin e arsimit, por për ta nuk kishte buxhet të aprovuar e as nuk kishte mundësi t’i përfshijë në lista të pagave. Kjo çështje, sipas Auditorit, është duke u trashëguar nga vitet e mëhershme dhe ka vazhduar të ndodhë edhe në vitin 2016, shkruan “Zëri”.
“Si pasojë e mospagesës me kohë për punonjësit zëvendësues të arsimit, nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve janë paguar 61.848 euro nga vendimet gjyqësore dhe në bazë të Nenit 39.2 LMFPP, të cilët Komuna nuk kishte arritur t’i fusë në lista ta pagave. Një formë e tillë e angazhimit të stafit arsimor në mungesë të buxhetit, rrjedhimisht mosfutja në listë të pagave, kanë rezultuar në padi gjyqësore dhe në ekzekutime direkte nga Thesari, dhe kanë shkaktuar implikime buxhetore për Komunën, duke ekspozuar Komunën para një rreziku mjaft të madh në financimin e operacioneve të rregullta”, thuhet në raportin e Auditorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?