LAJMI I FUNDIT:

Enca e ka gati klipin e ri (Video)

Enca e ka gati klipin e ri (Video)

Enca Haxhia ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta publikojë videon muzikore të këngës së re me titull “Ciao”.

Kënga tashmë është lansuar në platformat online, si Spotify, Listen on Music e Deezer, ndërsa është kompletuar edhe nga ana vizuale.


Enca publikon këngën e re në disa platforma (Foto)
Lexo po ashtu Enca publikon këngën e re në disa platforma (Foto)

Këngëtarja e ka publikuar një pjesë të videos në rrjetet sociale, për t’i paralajmëruar fansat e saj se çfarë të presin.

“Shumë, shumë shpejt! Abonohuni në kanalin tim në Vevo që të mos e humbni! Më shpejt seç e mendoni. ‘Ciao’”, ka shkruar Enca në përshkrim.

Për më shumë, ajo ka filluar edhe turneun muzikor dhe do të mbajë disa koncerte gjatë kësaj vere. /Telegrafi/