Klementin Mile
Disa kolege të miat më kërkuan të bëj një shkrim për “negativitetin” që na rrethon. Në fillim nuk e kuptova për çfarë e kishin fjalën. Por me vazhdimin e bisedës fjala “negativitet” u zëvendësua nga togfjalëshi “energji negative”, pastaj nga shprehja “njerëz që nuk gëzohen për suksesin e tjetrit” dhe së fundi iu referua “miqve që sillen si armiq”.
Tashmë ishte e qartë. Shqetësimi i kolegeve lidhej me miqtë, lidhej me reagimin e miqve ndaj sukseseve të tyre. Shqetësim serioz, pasi ndërsa të panjohurit (por edhe të njohurit) ne thjesht mund t’i injorojmë, këtë nuk mund ta bëjmë me miqtë. Aristoteli thoshte se miqësia është një shpirt i vetëm që banon në dy trupa. Kjo do të thotë se miqtë kanë të njëjtin përjetim për ngjarjet në jetët e njëri-tjetrit – ata hidhërohen nga hidhërimi i tjetrit dhe gëzohen bashkë me të. Pikërisht këtë ideal të miqësisë nuk po e shihnin të realizuar koleget e mia.
Përkundër fjalës së urtë shqiptare se “miku i mirë njihet në të vështirë”, sot po vërejmë se miqtë nuk e kanë aspak të vështirë të na jenë të tillë, pra miq, në ditë të keqe. Testi i vërtetë i miqësisë është dita e mirë, suksesi i tjetrit. Po pse ndodh kjo? A mos është miqësia thellësisht egoiste? A mos kishte të drejtë Aristoteli kur thoshte se “të gjitha ndjenjat miqësore ndaj të tjerëve vijnë nga ndjenjat miqësore që personi ka për veten”?
Shkrimtari dhe filozofi francez Albert Camus shkruante “Mos ec pas meje; unë mund mos të të udhëheq. Mos ec para meje; unë mund mos të të ndjek. Por, ec përkrah meje dhe ji miku im”. Sipas Camus, të jesh mik i dikujt do të thotë të ecësh përkrah këtij personi, do të thotë të hysh si i barabartë në komunikim me të. Kjo strukturë barazitare është esenciale për miqësinë – në mungesë të saj mund të flitet për interes, adhurim, pushtet apo dashuri, por jo për miqësi.
Suksesi i tjetrit kërcënon pikërisht këtë strukturë barazitare. Nëse miku ynë bëhet i suksesshëm, ndërkohë që ne mbetemi në vend me dështimet tona, a do mund të vazhdojmë të hyjmë si të barabartë në komunikim me të? Ky është dyshimi i tmerrshëm që mundon mendjen dhe zemrën e miqve tanë, sapo ne arrijmë ndonjë sukses relativ në raport me ta.
Nga ana tjetër, është shumë e lehtë të jesh mik i dikujt në ditë të keqe. Është shumë e lehtë të përjetosh ose së paku të kuptosh emocionet negative dhe arsyet e tjetrit. Fatkeqësia duket sikur e përforcon miqësinë. Por në fakt ajo nuk e teston aspak fortësinë e miqësisë. Përballë fatkeqësisë së tjetrit ne nuk na bren dyshimi i tmerrshëm se mos tjetri bëhet superior ndaj nesh në pasuri, status, reputacion apo ndonjë gjë tjetër me vlerë. Fatkeqësia e tjetrit na bind se në të ardhmen do vazhdojmë të hyjmë si të barabartë në komunikim me të – pra, se do vazhdojmë të jemi miq.
Miqësia cenohet nga dyshimi se mos ajo nuk do vazhdojë dot më si më parë. Përmirësimi i ndjeshëm material i gjendjes së njërit prej miqve, nuk do të thotë se domosdoshmërisht pabarazia materiale ndërmjet miqve do sjellë edhe pabarazinë komunikative – pra shkatërrimin e miqësisë. Por pabarazia materiale, kur simbolet e saj janë shumë të dukshëm, mbart potencialin për ta zëvendësuar ndjenjën e miqësisë me ndjenjën e adhurimit, të zilisë apo të përbuzjes. Ironikisht, paranoja e humbjes së miqësisë bëhet katalizator për humbjen reale të miqësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë