LAJMI I FUNDIT:

Houston ëndërron titullin me Harden-Paul dhe pret Anthony

Houston ëndërron titullin me Harden-Paul dhe pret Anthony

Transferimi i Chris Paul te skuadra e Houston ka rritur së tepërmi entuziazmin te teksanët, që ëndërrojnë të fitojnë titullin kampion sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018 në NBA.

Ish-lojtari i Clippers do të jetë një armë më shumë dhe një ndihmë e madhe për James Harden në këtë betejë, çka konfirmohet edhe nga trajneri Mike D’Antoni.


“Janë dy kampionë, që njihen dhe e respektojnë njëri-tjetrin dhe për mua do të jetë e lehtë. Tashmë nis puna për ta bërë sa më të lehtë këtë bashkëjetesë, që të kemi një skuadër garuese”, tha D’Antoni, i zgjedhur si trajneri më i mirë i NBA-së sezonin e kaluar.

Chris Paul është prezantuar sot te skuadra e Rockets dhe beson se sezonin e ri teksasianët do të jenë pretendentë për titull edhe pse Golden State janë ende shumë larg. “Kemi për detyrë të tentojmë deri në fund, ky ekip mund të synojë titullin.

Warriors janë kampion në fuqi, por ne luajmë për të fituar. Unë erdha këtu për këtë gjë, për të synuar titullin”, tha Chris Paul. Ndërkohë që, teksasinët janë në pritje edhe të Carmelo Anthony, që mund të lërë New York dhe të zbarkojë në Houston. “Ne e presim, do të jetë një vlerë e shtuar”, tha trajneri D’Antoni, që shpreson të triumfojë si në Konferencën e Perëndimit ashtu dhe në NBA. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori