Puçi në Turqi, kontrovers edhe sot e kësaj dite për botën perëndimore, gjen hapësirë reklamimi dhe fushate, edhe në Maqedoni. Tabela të shumta reklamuese kanë pushtuar rrugët e qyteteve të banuara kryesisht me shqiptarë, por edhe kryeqytetin, edhe në pjesën e banuar kryesisht me maqedonas.
Në tabela shkruhet “15 korrik – Demokracia fitoi”, duke iu referuar asaj që pushteti i Erdoganit e quan “Puç” nga forcat gyleniste në Turqi. Këto tabela ngrenë dilemat se si një fushatë, aq më tepër edhe kontroverse, gjen hapësirë në Maqedoni. Për vendosjen e këtyre bilbordeve Ambasada e Turqisë nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë, por e hedh atë te Lidhja e OJQ-ve turke “Matusiteb”. Nga kjo lidhje, e kontaktuar nga ALSAT thonë gjithsesi se të gjitha aktivitetet për shënimin e 1 vjetorit të ngjarjeve në Turqi, janë prapëseprapë në koordinim me Ambasadën turke në vend.
”Të gjitha këto aktivitete janë me koordinim të Ambasadës së Republikës së Turqisë. Është marrë vendim në Turqi që të shënohen aktivitete të ndryshme për shënimin e njëvjetorit dhe aktivitete të ngjashme të shënohen gjithandej ku jetojnë turq, ku Turqia ka përfaqësuesit e vet me ambasada, organizata dhe institucione përkatëse. Për të gjitha aktivitetet janë në dijeni të gjitha institucionet përkatëse. Manifestimi qendror do të mbahet më 15 korrik ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev”- deklaroi Husrev Emin, kryetar i “Matusiteb”.
Informacionin e pjesëmarrjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë, e konfirmuan edhe nga Qeveria.
Konfirmojmë se në manifestimin qendror më 15 korrik do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë, por ende nuk është caktuar se cilët prej tyre do të marrin pjesë- thonë nga qeveria.
Për shpalosjen e bilboardeve janë angazhuar disa firma reklamuese, edhe pse mbetet e paqartë se çfarë kriteresh duhet t’i përmbahet reklamimi, përvec përfitimit financiar që mund të paguajë një subjekt. Pavarësisht kësaj fushate, qytetarët nuk ndjejnë asnjë lidhje me këtë ngjarje. ALSAT iu drejtoi mikrofonin, por shumica e tyre, habiteshin që një ngjarje e tillë mund të shënohet edhe në Maqedoni.
Për historianin Vebi Xhemaili, është e palogjikshme dhe e turpshme madje që Turqia përmes aktiviteteve të tilla tenton të manipulojë shqiptarët. Sipas tij, përveç besimit fetar, asgjë tjetër nuk na lidh me Turqinë.
”Për mua është një turp shumë i madh. Sepse shqiptarët janë me shpirt demokrat dhe gjithmonë e kanë luftuar absolutizmin duke filluar nga Zogu, nga Enver Hoxha, nga Tito dhe gjithmonë kanë qenë demokrat. Tani unë po habitem si mundet shqiptarët të përkrahin një ideologji absolutiste që po përcillet ne Turqi dhe në vendin tonë….. Një manipulim total i shqiptarëve, veçanërisht i shqiptarëve mysliman të cilët ende e kanë kokën nga Turqia. Aty ka edhe një lëvizje tjetër e cila po mbahet si e fshehtë por qëllimet i ka shumë të dëmshme. De-fakto e dejure, historikisht ne shqiptarët nuk kemi asnjëfarë lidhje fisnore dhe gjaku me turqit, ne shqiptarët vetëm për nga besimi jemi të afërt”– tha në telefon Vebi Xhemaili.
Alsat pyeti edhe në Ministrinë e Jashtme se si një shtet mund të ngrejë dhe financojë fushata politike për aktivitetet të veta të brendshme, por nuk mori përgjigje. Nga ana tjetër, përveç periudhës ligjore të fushatës zgjedhore, firmat reklamuese nuk kanë asnjë rregullativë kufizuese për reklamimet. Mjafton vetëm pagesa dhe cilido subjekt mund të përdorë dhe manipulojë opinionin publik me mesazhe, qofshin ato edhe të dëmshme. I vetmi barometër kufizues, është ndërgjegja e opinionit publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova