Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Stefanovski sot deklaroi se Fondi funksion pa pengesa dhe ai si drejtor i kryen obligimet e veta në pajtim me ligjin në baza ditore. Deklarata e Stefanovskit është reagim i deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari i cili thotë se drejtori i FSSHM nuk shkon në punë, e injoron Ministrinë e Shëndetësisë dhe deri në fund të javës do të shkarkohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zotëri Taravari mos defokusoni dhe ndërmerrni përgjegjësi për pozitën për të cilën ju kanë dhënë mandat dhe zgjidhni probleme të të siguruarve dhe punonjësve shëndetësor. Filloni t’i realizoni projektet të cilat aq zhurmshëm i paralajmëroni. Është mirë që pas një muaji e dy javëve nga emërimi juaj u kujtuat se ekziston Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë dhe ne ende e presim ftesën tuaj të aprë zyrtare për të realizuar takim pune me ju”, thotë Stefanovski. Ai shton se ministri ka kompetenca ndaj punës së Fondit, të gjitha vendimet e rëndësishme të Fondit sillen në Këshill drejtues, ndërkaq më pas ministri jep pëlqimin.
Fondi për Sigurim, sipas Stefanovskit, gjatë viteve të kaluara u shndërrua në institucion i cili është i hapur për qytetarët, i cili zgjidhë probleme dhe implementon projekte për përmirësimin e sistemit shëndetësor. Ai e pyet minsitrin Taravari se kush do ta bartë përgjegjësinë, sepse janë shkarkuar të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues të FSSHM-së, i cili është organ kompetent për vendosje në shkallë të dytë rreth ankesave për mjekim jashtë vendit, me çka, siç thekson, u paralizua institucioni në sjelljen e vendimeve dhe drejtpërdrejt rrezikohet shëndeti i të siguruarve, njofton AIM.
“Deri në fund të javës do të shkarkohet drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Stefanovski, sepse nuk shkon në punë dhe e injoron Ministrinë e Shëndetësisë”, deklaroi paraprakisht minisitri Arben Taravari. Ai thotë se ende nuk kanë vendosur se kush do ta zëvendësojë Stefanovskin, por shton se janë në kërkim të një kuadri kompetent, profesional dhe të vetëdijshëm. Ai i konfirmoi informatat se mendojnë që në FSSHM, në vend të dy drejtorëve, siç është tani, të ketë vetëm një drejtor, si dhe ajo se po mendohet që FSSHM t’i bashkangjitet Ministrisë së Shëndetësisë, e jo të jetë institucion i ndarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles