Gjykata Themelore në Prishtinë, ka tërhequr urdhëresën ndaj të dënuarit Shukri Buja, për tu paraqitur për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës. Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.Gjykata më 12 qershor 2017, kishte lëshuar urdhëresë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja për tu paraqitur më 24 korrik 2017 në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 100 ditëve.
Rasti ka të bëjë me dënimin e shqiptuar ndaj Bujës, më 30 dhjetor 2015, ku Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte dënuar Bujën me gjobë prej 2000 eurove dhe dënim me 4 muaj burgim me kusht për veprën penale “mos raportim ose raportim i rremë i pasurisë”.Urdhëresa e lartpërmendur, kishte ardhur si rrjedhojë e Aktvendimit të marr nga gjyqtari Hamdi Ibrahimi, asokohe kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në Aktvendimin e datës 6 shtator 2016, të dënuarit Buja, i ishte zëvendësuar dënimi me gjobë prej 2000 eurove, në dënim me burg në kohëzgjatje prej 100 ditëve për shkak se Buja nuk e kishte paguar dënimin brenda afatit ligjor.Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se aktgjykimi ndaj Shukri Bujës është bërë i plotfuqishëm më 4 prill 2016 dhe i dënuari Buja është detyruar që brenda afatit 15 ditor ta bëjë pagesën.
Sipas saj, Buja nuk e ka kryer pagesën, ndërsa lënda është dërguar për shndërrimin e dënimit me gjobë në dënim me burgim në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale.Tutje, zëdhënësja Gashi ka bërë të ditur se i dënuari Buja e ka paguar dënimin me gjobë me tre muaj vonesë dhe për këtë pagesë nuk është njoftuar zyra për ekzekutim nga shkrimorja penale, prandaj të njëjtit i është lëshuar urdhëresë për vuajtje të dënimit me burgim.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Bujës, avokati Bahtir Troshupa, më 5 korrik 2017, ka parashtruar kërkesë urgjente për anulimin e aktvendimit të marr nga gjyqtari Ibrahimi, përmes të cilit dënimi me gjobë iu kishtë zëvendësuar në dënim me burgim.Në këtë kërkesë, avokati Troshupa, ka cekur se Buja, më 13 korrik 2016, ka paguar gjobën prej 2000 eurove dhe paushallin prej 70 eurove, ashtu siç ishte obliguar nga Aktgjykimi i datës 30 dhjetor 2015, të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në kërkesën drejtuar kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçit, si dhe Zyrës së Prokurorit Disiplinor, avokati Troshupa ka theksuar se veprimet e ish-kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, janë të kundërligjshme dhe janë bërë me qëllim të dëmtimit të Shukri Bujës. Në këtë drejtim, avokati Troshupa, ka bërë edhe një kërkesë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarit Ibrahimi.
Ish-kryetari Hamdi Ibrahimi tani gjykatës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, thotë për “Betimi për Drejtësi” se zëvendësimi i dënimit me gjobë në dënim me burg ndaj Bujës është bërë për shkak se ky i fundit nuk e ka paguar dënimin me gjobë brenda afatit prej 15 ditëve, dhe se nga shkrimorja penale në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale është përcjell aktgjykimi i plotfuqishëm i gjykatës sipas të cilit i dënuari nuk ka vepruar.
Tutje, sipas gjyqtarit Ibrahimi, automatikisht janë plotësuar kushtet për zëvendësim të dënimit me gjobë në dënim me burg. “Zëvendësimi i dënimit me gjobë është vonuar për disa muaj për shkak të ngarkesës me punë të gjykatës por megjithatë është brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj brenda të cilave duhet të ekzekutohet sanksioni penal – dënim me gjobë”.
Gjykatësi Ibrahimi ka theksuar se në ditën kur është bërë zëvendësimi i dënimit me gjobë në dënim me burg ndaj Bujës, në shkresa të lëndës që kanë qenë në zyrën për ekzekutimin e sanksioneve penale nuk ka pasur asnjë provë, shkresë, fletë pagesë apo njoftim nga i dënuari se pas kalimit të afatit të përcaktuar me aktgjykim ishte paguar dënimi me gjobë.Prandaj, sipas tij, në procedurë të ekzekutimit të sanksionit penal në rastin e të dënuarit Buja, dënimi me gjobë që nuk është paguar brenda afatit të përcaktuar me aktgjykim është zëvendësuar në dënim me burg.
Ndërsa, sa i përket kërkesës për inicim të procedurës disiplinore të parashtruar nga avokati Bahtir Troshupa ndaj gjyqtarit Ibrahimi, ky i fundit ka theksuar ky është pretendimi më absurd që mund të dëgjohet dhe këtë mund ta thotë vetëm Bahtir Troshupa, të cilit për shkak të presioneve të vazhdueshme që i bënë ndaj gjyqtarëve me kërkesa absurde për inicime të procedurave disiplinore dhe me kallëzime penale, kaherë është dashtë që t’i merret licenca e avokatit.
“Në Odën e Avokatëve të Kosovës personalisht kam iniciuar procedura ndaj avokatit Bahtir Troshupa dhe kam kërkuar që ti merret licenca mu për shkak të këtyre presioneve që është duke i bërë tani e disa vite”.Ibrahimi ka thënë se gjykata në rastin e Buja nuk ka vepruar me shpejtësi të dritës, që menjëherë pas 15 ditëve të merr vendim për zëvendësim të dënimit me gjobë në dënim me burg ndaj të dënuarit Shukri Buja, jo pse ai ishte kryetar i Komunës, por për shkak se gjykata kishte çështje tjera në radhë për vendosje, dhe lënda e të dënuarit Shukri Buja nuk ishte me prioritet absolut-sikurse që janë lëndët me paraburgim, dhe nga kjo ngarkesë e gjykatës i dënuari Shukri Buja ka përfituar./BetimiPërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos