LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi thotë se gjyqtari nuk e lejoj të bënte analizat pavarësisht problemeve shëndetësore

Krasniqi thotë se gjyqtari nuk e lejoj të bënte analizat pavarësisht problemeve shëndetësore

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili po vazhdon të qëndrojë në burg shtëpiak përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar gjyqtarin e rastit Beqir Kalludra, se nuk i ka dhënë leja për të bërë analizat për shkak të problemeve shëndetësore.

“Pasi nga vizita e fundit mjekësore, doli që kam probleme shëndetësore që vijnë nga mungesa e aktivitetit fizik dhe ekspozimit ndaj diellit, nesër në mëngjes e kisha të caktuar për të bërë analizat e mëtutjeshme”


“Por, gjykatësi Beqir Kalludra nuk më ka dhënë leje, ani pse kërkesa është bërë në kohë të duhur, të mjaftueshme për përgjigjen e gjykatës”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka dyshime në neglizhencën e kthimit të një përgjigje nga gjyqtari apo refuzimit të qëllimshëm.

“Unë nuk e di a është kjo neglizhencë apo refuzim i qëllimshëm, por cilido qoftë rasti, kjo flet se për Beqir Kalludrën ne jemi thjeshtë emra në shkresa gjyqësore dhe jo njerëz që kanë nevojë të lëvizin e të mirëmbajnë shëndetin”.

“Vazhdimi i izolimit tonë, çdo dy muaj, tash e 1 vit – pa asnjë interesim nga gjykata rreth gjendjes tonë fizike e shëndetësore – tregon për një sistem drejtësie ku nuk ka njerëz e humanitet por vetëm procedura, montime e shkelje”, ka përfunduar Krasniqi

Krasniqi akuzohet për sulmë ndaj Kuvendit të Kosovës./

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori