Mediat spanjolle habiten me çmimet astronomike për akomodim në Shkup për Superkupën e Evropës (Foto)
Superkupa e Evropës mes Real Madridit dhe Manchester United do të luhet më 8 gusht në Shkup. Një ngjarje historike kjo për kryeqytetin e shtetit të vogël të Ballkanit! Çmimet e akomodimit janë rritur tejmase, në disa vende edhe me 140%.
Dhoma me një, por edhe me tetë krevate, banesa të reja dhe të vjetëra, janë hapësirat që po kërkohen më shumë këto ditë në Maqedoni, si pasojë e ndeshjes futbollistike në kuadër të UEFA Super Cup më 8 gusht në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pronarë të banesave në Shkup kanë parë mundësi të shkëlqyeshme për të përfituar në mënyrë financiare gjatë kësaj ndeshje mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit. Ata në faqen e internetit “airbnb” reklamojnë çdo krevat të lirë, madje edhe në shtëpitë e tyre private.
Këtë praktikë e kanë kritikuar Marca që kanë shkruar për këtë fenomen që ka habitur të gjithë tifozët e të dyja ekipeve por më së shumti ato spanjoll që mbështesin Real Madridin. Çmimet sipas Marca, lëvizin nga 1000 euro deri në 2000 euro për tre netë. Të njejtët shtretër në ditë normale kushtojnë nga 30-40 euro.
Përndryshe, UEFA tanimë ka ndarë edhe biletat për këtë ndeshje dhe e njejta do të ketë tifoz të të dyja ekipeve por edhe një numër të konsiderueshëm të tifozëve nga Maqedonia dhe Ballkani që janë paraqitur për blerje biletash si tifoz neutral. Stadiumi ”Telekom Arena” ka kapacitet jo më shumë se 25 mijë vende. /Telegrafi/
Artikullin mund ta gjeni këtu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe