LAJMI I FUNDIT:

Mashtrohen studentët e Maqedonisë për punësim në Gjermani, kanë humbur shumë para (Video)

Mashtrohen studentët e Maqedonisë për punësim në Gjermani, kanë humbur shumë para (Video)

Kohët e fundit ka shumë njoftime për mundësi pune në Gjermani, si për studentë, ashtu edhe për punëtorë tjerë të profesioneve të ndryshme.

Mirëpo, jogjithherë këto njoftime janë të sakta. Ka raste kur rrjete kriminale të organizuara mirë shfrytëzojnë situatën dhe bëjnë oferta të ndryshme, marrin para nga të interesuarit dhe nuk i plotësojnë shërbimet e ofruara.

TV24 bën të ditur se qindra studentë të Maqedonisë kanë humbur shumë para përmes një Agjencie punësimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ata u mblodhën para zyrave të Agjencisë në Shkup për të kërkuar paratë e tyre të dhëna për gjoja punësim në Gjermani.

Mirëpo, sitauta doli krejtësisht ndryshe, pasi që dyert e Agjencisë ishin të mbyllura./Telegrafi/