LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Vendit nuk i duhet një koalicion i pazareve

Analistët: Vendit nuk i duhet një koalicion i pazareve

Pretendimi i koalicionit PDK-AAK-Nisma që ta krijojë qeverinë e re duke u bazuar në votat e deputetëve të pakicave dhe të 2-3 deputetëve nga Vetëvendosje apo koalicioni LDK-AKR-Alternativa, po kritikohet nga analistët politikë.

Sipas tyre, kjo do të ishte një qeveri jo vetëm stabile, por edhe problematike, ngase krijohet mbi pazare, e jo mbi parime.


Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ia kanë bërë të qartë koalicionit PDK-AAK-Nisma se nuk hyjnë në koalicion qeverisës. Por, zyrtarët e koalicionit PAN, sidomos ata të AAK-së, pretendojnë që qeverinë ta formojnë me mbështetjen e deputetëve individualisht nga Vetëvendosje apo koalicioni LAA. Kjo gjë, po kritikohet nga analistët dhe njohësit e rrethanave politike. Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se vendit i duhet një qeveri stabile.

“Qeveria që bazohet në plus 2-3 vota, absolutisht nuk është stabile, për shkak se ata njerëz ashtu siç mund ta votojnë një koalicion qeveritar, edhe mund të tërhiqen. Pra, nuk flasim këtu për parime, por flasim për pazare dhe vendit nuk i duhet një koalicion i pazareve”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.

Ai thekson se koalicioni qeverisës nuk duhet të bazohet madje as në ndarje teknike të pozitave, por në program dhe në qasjen e zbatimit të tij.

Edhe Albert Krasniqi,nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se një qeveri që varet nga 2-3 deputetë, nuk mund të qëndrojë gjatë, pasi siç thotë ai, kur një qeveri kontestohet nga opozita, qoftë ajo edhe opozitë e vogël për nga numrat, atëherë mund të jetë problematike dhe t’i shkaktojë shumë dëme institucioneve të shtetit.

“Partitë politike duhet të fokusohen në krijimin e një qeverie stabile dhe një qeveria e cila vjen si rezultat i marrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike dhe jo i kontrabandimit të deputetëve, jo marrëveshje me deputetë individualisht, në mënyrë që të ketë legjitimitet më të madh, mos të kontestohet dhe të mund t’i shtyjë përpara procese të cilat janë të rëndësishme”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.

Koalicioni qeveritar PDK-LDK që përfundoi mandatin në maj, më rrëzimin e Qeverisë Mustafa me mocionin e ngritur nga opozita, ishte koalicioni që kishte numrin më të madh të votave në Kuvendin e Kosovës, mbi 80 deputetë. Por, përkundër kësaj, gjatë tri vjetëve, nuk arriti të marrë shumë vendime të rëndësishme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori