LAJMI I FUNDIT:

Top 10 këngët më të mira të Noizyt që kanë lënë gjurmë (Video)

Top 10 këngët më të mira të Noizyt që kanë lënë gjurmë (Video)

Hip hop ylli, Noizy, është një prej rep artistëve më të qëlluar shqiptarë.

Gjithnjë në hap me kohën dhe me popullaritet gjithnjë e më shumë në ngritje, Noizy është shndërruar në idhullin e të rinjve.

Natyrisht, me një numër tejet të madh të atyre që e pëlqejnë, është një numër i konsiderueshëm edhe i fansave që nuk e duan, ata të grupeve rivale.


E ky rivalitet ka shërbyer që ndër vite ai të jetë një nga artistët më të përfolur dhe tematika e këngëve të tij të jetë e ndryshme, por kryesisht e fokusuar në rivalitetin me të tjerë artistë të zhanrit të tij.

Si reper nga Shqipëria ai konsiderohet revolucionar për frymën që ka inspiruar te të rinjt shqiptar, të cilët kanë qenë më të distancuar nga hip hopi, megjithatë, me Noizyn ky trend ka ndryshuar dhe hip hopi tash është zhanri më i pëlqyer në Shqipëri, e nuk është vetëm Kosova vatër e hip hopit.

Telegrafi ka listuar 10 këngët më të mira të Noizyt, një përzgjedhje me të cilën shumë fansa mund të mos pajtohen, por që është e bazuar në neutralitet, duke marrë parasysh influencën, tematikën, suksesin dhe krejt në fund, numrin e klikimeve.

Enca ft. Noizy – Bow Down

“Boë Doën” është një projekt tipik “dancehall” për të cilat njihet Noizy, e opsion më të mirë për një hit “dancehall” se Enca, një këngëtare super seksi që vinte nga një sukses i madh ndërkombëtar, për të, nuk ka pasur. Projekti ka 80 milionë klikime dhe ishte ndër projektet më të dëgjuara të vitit të kaluar.

Noizy – Big Body Benzo

Veturat janë një nga atraksionet më të mëdha të Noizyt në jetën e tij private, të cilën nuk e fshehë asnjëherë në klipet e tij. E publikuar më 16 maj të vitit 2015, Noizy ka arritur deri tash me këtë projekt 18 milionë klikime, por shumë dashuri nga adhuruesit e tij, shumë prej të cilëve identifikohen me këtë këngë.

Noizy – Gunz Up

“Gunz Up” është pa dyshim një nga projektet më të dashura te fansat e OTR. Një klip fenomenal i realizuar nga Frame In në muzikë të DurimKid erdhi në mënyrën më të mirë në kohën më të mirë për albumin “TheLeader”.

Noizy – Noku Vogël

Ashtu sikurse secili njeri që ka një tregim të jetës për të rrëfyer, një të tillë sigurisht e ka edhe Noizy – e ajo është vajza e tij landra. Katër vjet më parë më 31 janar të vitit 2013 ai lansoi projektin “Noku Vogël” kushtuar vajzës së tij, një këngë e cila mallëngjeu fansat dhe shprehu anën e butë të reperit i cili njihej për tekstet e tij agresive.

Eni Koci ft. Noizy – Je Gjithçka

Pos temave agresive, për vetura, rrahje, femra dhe familjare, Noizy njihet si një nga reperët më të dashur nga femrat. Ai nuk ka hezituar asnjëherë t’u këndojë femrave dhe një manifest më i mirë romantik nuk ka mundur të vijë pos në bashkëpunim me një super femër si Eni Koçi. Një tekst tejet i bukur për një histori të dhimbshme e cila vjen në një interpretim të shkëlqyer nga artistët të cilët e realizuan një nga hitet më të mëdha të tyre.

Noizy – Jena Mbretër

Pikënisja e karrierës së Noizyt nuk kishte kuptim pa projektin “Jena Mbretër”, që erdhi si goditje e parë e madhe për rivalët e tij. Shumë fansa të Noizyt i janë dedikuar atij qysh prej publikimit të kësaj kënge, e cila do të mbetet prej projekteve më të suksesshme në karrierën e reperit nga Shqipëria.

Noizy ft. Sekondari – Na jena OTR

“Na Jena OTR” është një nga projektet më të pëlqyera nga fansat e OTR, për shkak se ishte një diss i madh për rivalët pas konfliktit fizik në aeroportin e Zurichut. Me tekst tejet agresiv dhe fyes, Noizy rrëmbeu zemrat e fansave të tij, teksa zgjeroi konfliktin e tij me rivalët i cili është ende prezent.

Noizy ft. Rozana Radi – Mr. Yesterday

“Mr. Yesterday” ishte një nga projektet më të dashura të Noizyt për publikun. I lansuar para tetë vitesh, ky projekt u bë hit, teksa dyshja u shfaqën tejet seksi në klip, me Noizyn që u përfol se kishte një romancë të shkurtër me këngëtaren e cila u kthye fuqishëm me këtë projekt të suksesshëm.

Noizy – Ke Ngju Për Mu

Shumë adhurues mund të mos pajtohen se kjo është prej këngëve më të mira, megjithatë vulën për zhanrin dancehall reperi e ka dhënë me këtë projekt. Angazhoi një nga femrat më seksi në vitin 2014 për këtë klip dhe realizoi një nga projektet dancehall më të mira, i cili është prodhuar nga xhamaikanët e Vybz Kartel, por që u risjell magjishëm nga Noizy. Një super projekt që idenfitikon Noizyn në stilin e dancehall si një nga më të mirët shqiptar në këtë rrymë të këndimit.

Noizy ft. Duda – Skuadra Jonë

Noizy njihet për raportin e veçantë me një nga grupet më të vjetra të hip hopit kosovar, Double GG Army dhe liderin e tyre, DUDA. Dhe projektet e përbashkëta të tyre nuk munguan, por “Skaudra Jonë” mbetet projekti më i suksesshëm.
Në klipin ku mori pjesë edhe seksi Kallashi, e freskët atë kohë në skenën muzikore shqiptare, në këtë klip me tekst agresiv shfaqen dyja grupet e artistëve dhe u rikonfirmua se ata janë më bashkë se kurrë. Një bashkëpunim i tillë mes dy artistëve ka kohë që ka munguar dhe që e kërkojnë fansat, e pa dyshim se ata shkojnë shumë së bashku jo vetëm miqësisht, por edhe muzikalisht.

/Telegrafi/