LAJMI I FUNDIT:

Agim Bahtiri: “Kufiri” i Mitrovicës nuk do të ndryshohet

Agim Bahtiri: “Kufiri” i Mitrovicës nuk do të ndryshohet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se nuk do të bëjë, siç ka thënë ai, pazare me përcaktimin e kufirit administrativ ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Për “Epoka e re” ai ka thënë se vija kufitare mes këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisaarit dhe se për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim.


Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës së Mitrovicës së Veriut për ta ndryshuar këtë vijë janë të kota.

Ai e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe Qeverinë e Kosovës ta shtyjnë përpara këtë proces.