LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani prezanton Shaqirin

Zyrtare: Gjilani prezanton Shaqirin

Gjilani ka prezantuar përforcimin e radhës në klubin e tyre që është mesfushori Filonit Shaqiri.

Shaqiri vjen nga Llapi pas një edicioni ku me klubin llapjan ishte afër Evropës.


Mesfushori gjilanas edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Gjilanit.

Shaqiri është formuar si lojtar në kategoritë e reja të Prishtinës.

Ai pritet ta bajt barrën kryesore në mesfushën e Gjilanit që ka ndryshuar dukshëm.

Më parë për klubin e kuq nga Gjilani kanë nënshkruar edhe emra si Diar Mustafa nga Trepça ’89, Fatih Karahoda e Fisnik Papuqi të ardhur nga Besa, Dior Zabërgja nga Vushtrria, Edon Sadriun nga Ferizaj, Ergin Sherifin nga Gobleni i Kumanovës dhe supertalenti Edison Kqiku nga Hajvalia. /Telegrafi/