Izudin Aliq ishte tetë vjeç kur kreu i Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, takoi atë dhe fëmijë të tjerë boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995, ku u dha çokollata dhe i gënjeu duke u premtuar se çdo gjë do të shkonte mirë.
Më 11 korrik 1995, ndërsa forcat serbe të Bosnjës zbarkonin në “zonën e sigurt” të Srebrenicës të mbrojtur nga OKB-ja, tetëvjeçari Izudin Aliq ishte me gjyshin e tij pranë bazës së paqeruajtësve të OKB-së në Potoçar ku mijëra boshnjakë u përpoqën të kërkonin strehim.
“Gjyshi im më dërgoi të merrja ujë dhe pashë një grup fëmijësh. Mbaj mend që pashë disa ushtarë që po shpërndanin diçka. Vrapova dhe një burrë me uniformë serbe më preku flokët, më pyeti për emrin dhe moshën dhe më dha disa çokollata”, kujton Aliq. “Nuk kisha frikë dhe nuk e dija se kush ishte ai. Më interesonte vetëm çokollata dhe e hëngra menjëherë”. Një regjistrim në video i komandantit ushtarak serb të Bosnjës ndërsa hynte në Srebrenicë më 11 korrik 1995 dhe teksa u jepte ëmbëlsira dhe çokollata fëmijëve u pa në të gjithë botën. Ajo u filmua në fillim të një operacioni ushtarak, i cili do të zgjaste për ditë me radhë dhe do të merrte jetën e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe do të rezultonte në dëbimin e 40,000 grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Mlladiç e pyeti Aliqin se si e kishte emrin dhe sa vjeç ishte.
“Mbaj mend që i thashë se quhesha Izudin dhe se isha 12 vjeç. Nuk e di pse gënjeva për moshën time. Mendoj se doja të isha më i rritur. Nuk e di. Di që më tha se çdo gjë do të shkonte mirë, që nuk ishte e vërtetë”, tha ai.
Aliqi para luftës jetonte në Prohiq pranë Srebrenicës, në kufi me Serbinë. Pasi ushtarët serbë sulmuan fshatin në vitin 1993, familja e tij u largua për në Srebrenicë ku ata qëndruan deri në korrik 1995. Pas sulmit në Srebrenicë, Aliqi shkoi me nënën dhe vëllezërit, motrat dhe gjyshërit e tij në Potoçar, ndërsa babai i tij, xhaxhai dhe kushëriri u arratisën në pyll duke kërkuar siguri në qytetin e Tuzlës, që kontrollohej nga forcat boshnjake.
“Isha tetë vjeç dhe kur përpiqem ta kujtoj, nuk e kuptoj se çfarë po ndodhte. Në Potoçar kishte kaos, shumë ushtarë, shumë burra,” tha Aliq.
Në mes të kaosit në Potoçar, u mblodhën me mijëra boshnjakë që përpiqeshin të arratiseshin dhe pikërisht atëherë ndodhi që Aliç shkoi të mbushte ujë dhe takoi Mlladiçin. Pas kësaj, Aliqi e kaloi pjesën e mbetur në luftës në një qendër refugjatësh në Tuzëll dhe pastaj u kthye në Prohiq ku jeton edhe sot. Babai dhe kushëriri i tij nuk i mbijetuan dot gjenocidit për të cilin Mlladiç akuzohet sot.
“Nuk e di se ku dhe si u vranë. Babanë dhe xhaxhanë i varrosa menjëherë pas luftës. Ata u gjetën në Kamenica, pranë Zvornikut. Kushëriri im s’u gjet kurrë,” tha Aliqi. Ai tha se sot mendon për Mlladiçn e atyre ditëve dhe pyet veten nëse ish-komandanti ushtarak serb i Bosnjës, i cili tani është në gjyq në Hagë, e mban mend atë. “Shpesh pyes veten për këtë kur e shoh në Hagë. Pyes veten nëse ai e dinte që të gjithë ata burra do të vriteshin. Babai dhe xhaxhai im, të gjithë ata…” tha ai.
Mlladiç akuzohet si përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera lufte. Vendimi pritet të merret në nëntor.
“Çfarë ndiej për të? Asgjë. Thjesht jam i lumtur që e kanë arrestuar dhe që ka dalë në gjyq”, përfundoi Aliq. “Ai duhet të përgjigjet për çdo gjë që bëri në Srebrenicë”! /BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos