Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shpalosur se çfarë u diskutua në takimin e djeshëm në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, në të cilin ishte i pranishëm edhe vetë ai.
Në një prononcim për Express, zëvendëskryetari i këtij subjekti tha se me ish liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kanë diskutuar “për një qeverisje që ka qëllim ndryshimin e gjendjes politike ekonomike e sociale”. Sigurisht, dy palët nuk kanë arritur marrëveshje.
“Jemi marrë vesh për t’u lidhur me një qeverisje për ndryshimin e gjendjes politike, ekonomike e sociale në vendin tonë dhe për Republikën! Konstatuam legjitimitetin e shumicës politike dhe politikës shqiptare të Kosovës duke garantuar pakicat etnike që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Haziri.
Megjithatë, edhe pas këtij takimi me ish liderin e Vetëvendosjes, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk janë bërë ende bashkë, por ky vetëm ishte takimi i parë mes të dyjave subjekteve politike.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, të enjten në mbrëmje tha se është takuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
Mirëpo, Kurti nuk ka treguar se për çka është biseduar, por ka lënë të kuptohet se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen.
Sidoqoftë, Haziri ka folur edhe për deklarimet e presidentit Thaçi se Haradinaj ia ka konfirmuar atij që numrat për ta formuar Qeverinë tashmë i ka siguruar.
“Është detyrë e tij ta respektojë kushtetutën e jo mu marrë me interpretime apo konfirmime në emër të të tjerëve”, tha Haziri.
Ai tha se nëse Haradinaj i ka numrat atëherë Presidenti duhet t’ ia jep mandatin për Qeveri liderit të AAK’së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë