LAJMI I FUNDIT:

Rekrutëve serbë nuk u pengon transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës (Video)

Rekrutëve serbë nuk u pengon transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës (Video)

Janë certifikuar 61 rekrutë të rinj nga komunitetet pakicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata janë shprehur të lumtur që i shërbejnë kësaj force, derisa thonë se nuk i pengon transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Ata, madje, ndihen

jesëtari më i ri i FSK-së, nga komuniteti serb Velko Çurçiq, thotë se e sheh të ardhmen në Kosovë, pasi dëshiron të punojë dhe të jetojë këtu. Madje, fton edhe bashkëkombësit e tjerë të tij që t’i bashkohen FSK-së dhe institucioneve tjera shtetërore.


Një i ri tjetër serb, Stefan Gjukiq nga Zubin Potoku, e quan përvojë të mirë t’i shërbejë Ushtrisë së Kosovës dhe ndihet mirë për këtë.

“Kemi kërkuar punë. Më pëlqen jeta ushtarake”, ka thënë ai.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe personalitete të larta shtetërore të Kosovës. Ndërsa, mirënjohjet u janë ndarë rekrutëve të dalluar dhe instruktorëve të dalluar. /KosovaPress/