LAJMI I FUNDIT:

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në pesë institucione shëndetësore në Qendrën klinike në Shkup

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme në pesë institucione shëndetësore në Qendrën klinike në Shkup

Gjendja e përgjithshme sanitare-higjienike e Klinikës Universitare për gjinekologji dhe obstetrikë nuk është në nivel të kënaqshëm, ndërsa mbeturinat mjekësore nuk selektohet me rregull, ka treguar mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese gjatë natës së kaluar nga inspektorët nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe përfaqësues nga Kabineti i ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë mbikëqyrjes së zbatuar në drejtim të ministrit Taravari, është konfirmuar edhe se në Qendrën emergjente, të Ortopedisë dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe tuberkuloz, gjendja e përgjithshme sanitare-higjienike relativisht është mirë, për dallim nga Traumatologjia ku gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare nuk është në nivel të kënaqshëm, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë prej ku potencojnë se menjëherë merren masa për largimin e mangësive të konstatuara, njofton AIM.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se qëllimi i mbikëqyrjes është vazhdimësi në mirëmbajtjen e kushteve të përgjithshme sanitare-higjienike dhe sanitare-teknike në objekt, respektimi i orarit të punës, mbulimi i vazhdueshëm i ambulancave të pranimit për raste urgjente, si dhe respektim i Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, ndërsa sipas përzgjedhjes së rastit janë konstatuar pacientë në lidhje me marrëdhënie etike dhe profesionale të punonjësve shëndetësorë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori