Holta Heba
Individi që komunikon me stil direkt kërkon të japë dhe të marrë informacion me bashkëbiseduesin e duhur, i cili komunikon kuptueshmërisht mirë. Nuk është rasti kur individi duhet të mendojë për një stil komunikimi të veçantë, ku duhet të dalë sa më i saktë apo i duhet të ruajë një etikë të një niveli sa më të lartë. Komunikimi direkt është tepër i lehtë dhe njeriu nuk ndihet aspak në siklet nëse po gjen gjuhën e volitshme verbale apo joverbale.
Në këtë komunikim emocioni apo stresi është në nivelin zero. Thuhen mendime dhe ide të drejtpërdrejta. Ruhet po i njëjti intonacion. Nuk ka merakosje nëse po përdoren fjalët e duhura. Nuk merret parasysh statusi i individit që ndodhet përballë. Ritmi i të folurit mund të ngadalësohet apo të përshpejtohet. Kur flasim për stilin direkt të komunikimit, është e qartë se këtu hyn në punë sinqeriteti i të thënit të gjërave. E parë si politikë e mirë e të komunikuarit troç, sigurisht që është e shumëpërdorur, por jo gjithmonë është efikase në kontekste të ndryshme. Të jesh direkt në atë që thua apo që bën është element shumë i rëndësishëm i formimit të qenies njerëzore, megjithatë jo në pak raste stili direkt apo stili troç të ndihmon të arrish atë që do. Jo në pak raste të nxjerr zbuluar në atë që mendon apo në përshtypjen që ke për një tjetër të ndryshëm nga ty në formim dhe bindje.
Si mund t’ia thuash troç një individi që nuk e duron dot se ai/ajo duhet të të qëndrojë larg për të mirën tënde dhe të tijin/ sajën? Ose më bukur akoma: si mund t’i thuash troç një individi që e do shumë se ai/ajo duhet të të rrijë sa më pranë për të mirën e të dyve. Në shumë raste kur komunikojmë direkt, pa u merakosur për feedback-un e bashkëbiseduesit, risku për të mos arritur atë që duam nuk është i vogël. Stili i të komunikuarit direkt është i ngjizur në karakter dhe në shumë kontekste është i nevojshëm, por nuk janë të pakta rastet kur shkakton keqkuptime.
Shpesh dëgjojmë të thuhet: Ai politikan më pëlqen sepse është direkt dhe i thotë gjërat troç. Por jo në pak raste ky politikani që i thotë gjërat troç është marrë si individ me bagazh të ulët vetëm se s’ka menduar për zbukurimin e mesazhit që ka përcjellë në mënyrë direkte. Dhe ndoshta pa dashje, apo me qëllim me këtë stil komunikimi direkt dhe të sinqertë nuk ka fituar dot harmoninë e kërkuar. Duke mos qenë në sinkron me kërkesën e palës dëgjuese, e cila mund të jetë mësuar t’iu thuhen gjërat në formë indirekte, rreziku për të mos dalë faqebardhë është i papërjashtuar.
Gjithsesi, ekzistojnë shumë kontekste ku gjërat nuk mund të thuhen troç dhe përdorimi i stilit direkt nuk është i duhuri. Jo në pak raste individi ndihet në siklet kur jep informacion apo kur sqaron një situatë problematike. Në këtë moment ai është tepër i merakosur për gjetjen e fjalëve të duhura dhe bindëse dhe sinqeriteti është një element që nuk hyn në punë. I duhet të zbukurojë situatën dhe të ndjekë në çdo kohë reagimin e bashkëbiseduesit pas çdo fjale që përdor.
Duhet të dalë besueshëm dhe bukur para dëgjuesit të tij, prandaj duhet të mendojë dy herë për atë që do thotë. Duhet të ketë një etikë të përsosur në komunikim verbal dhe joverbal në mënyrë që të dalë sa më mirë para dëgjuesit. Emocioni dhe stresi për të qenë sa më i suksesshëm në komunikimin indirekt ngjitet mbi nivelin zero dhe më lart. Është pikërisht momenti ku nuk mund të thuhen të gjitha gjërat në formë të drejtpërdrejtë, pasi në varësi të shkallës së problemit apo formimit të dëgjuesit situata mund të përkeqësohet.
Ç’të bëjë njeriu i shkretë për të qenë social dhe i besueshëm?! Të komunikojë direkt dhe t’i thotë gjërat troç apo indirekt, duke e mirërealizuar mendimin para se ta shprehë për të shmangur feedback negativ?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin detaje të reja: Kujt i raportonin të dyshuarit për spiunazh?
Komenti i Cristiano Ronaldos në postimin e Kylian Mbappes theu të gjitha rekordet në Instagram
Lansohet platforma "Telegrafi Local News": Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës
Arrestohet në Obiliq grabitësi i këmbimores në Prishtinë, është plagosur nga një qytetar në ikje
"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin
Kapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb