LAJMI I FUNDIT:

Kompania SONY blen shumicën e aksioneve në Httpool, ja çfarë thotë drejtori menaxhues në Kosovë

Kompania SONY blen shumicën e aksioneve në Httpool, ja çfarë thotë drejtori menaxhues në Kosovë

IMS Internet Media Services (IMS), kompani e Sony Pictures Television Network, ka blerë shumicën e aksioneve në Httpool, rrjet ndërkombëtar i reklamimit online me prezencë në Evropën Qëndrore, Lindore si dhe në Azi.

IMS është shitës i reklamimit online dhe media e blerjeve me veprim në tregjet e Amerikes Latine.


Httpool në Kosovë është themeluar në vitin 2013 dhe qysh atëherë bashkarisht me mediat online, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut në lëmin e reklamimit në internet. Qysh nga viti 2013, Httpool në Kosovë ka qenë bashkëpuntor i ngusht i mediave online, kompanive të shumëta si dhe agjencive të reklamimit online. Gjithashtu, Httpool në Kosovë përfaqëson Twitter dhe LinkedIN në sferën e reklamimit online.

“Partneriteti me IMS e zgjeron edhe më tepër njohurinë tonë rreth botës së reklamimit online, na ndihmon edhe në zgjerimin e ofertës për klientët e partnerët tanë. Mbështetet në inovacione teknologjike, prej të cilave do të përfitojnë si klientët ashtu edhe mediat. Hapi i ardhshëm është të lansojmë Httpool digital akademinë rreth platformave digitale si Twitter, LinkedIN, Spotify dhe AdPlatforma e Httpool. IMS ka zhvilluar edhe një platformë shtesë për agjenci reklamuese, të cilën Httpool do ta shtrijë në regjionin ku vepron”, ka thënë Gëzim Begolli, drejtor menaxhues i Httpool Kosovë.

Kush janë Httpool dhe IMS?
Keto dy kompani (IMS + Httpool) do të shërbejnë mbi 6.000 agjenci të marketingut dhe brende në të gjithë botën. Të bashkuar përfaqësojnë Twitter, Linkedin Spotify dhe mbi 5.000 media globale dhe lokale në mbi 30 shtete në Amerikën Latine, Evropë dhe Azi.

Internet Media Services:
Me zyrë qendrore në Miami, IMS ka zyra edhe në Brazil, Meksikë, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Panama, Peru, Ekuador dhe Uruguai.

Httpool:
Me 19 zyre, Httpool përfshinë shtetet si India, Hong-Kongu, Austria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Ukraina dhe Rusia.

Sa i rëndësishëm është partneriteti ndërkombëtar?

Gëzim Begolli: “Bashkimi i këtyre dy grupeve ka rëndësi të madhe sepse krijon avantazhe të mëdha dhe forcon pozicionin në treg si një ndër kompanitë më të mëdha në botë në sferen e marketing-komunikimit digjital. Në fakt, IMS dhe Httpool zhvillojnë mbi 25.000 fushata të reklamimit në vit si dhe ekskuzivizht përfaqësojnë Twitter, LinkedIN, Spotify, Snapchat e mbi 5.000 media tjera global e lokale.

Cilat janë benefitet për tregun lokal?

Kosova e ka shumë të lartë shprehinë e përdorimit të internetit, kjo nga fakti që ka popullatë me moshë mesatare shumë të re, e rrjedhimisht edhe entuziaste për botën digjitale.
Janë tre faktorë që Evropa Lindore dhe Qendrore qëndrojnë shumë mirë në sferën e komunikimit digjital: 1. Njohuria; 2. teknologjia dhe 3. parashikimi i së ardhmes.

Grupi ynë i zgjeruar mundëson adaptimin e zgjidhjeve dhe përvojave duke iu ofruar bizneseve lokale përmes komunikimit digjital zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
Hapi i ardhshëm është të lansojmë Httpool digital academinë rreth platformave digjitale si Twitter, LinkedIN, Spotify dhe AdPlatforma e Httpool”.

Përfundimisht, ne mbështesim gatishmërinë e bizneseve dhe integrimin e shkencës përmes edukimit e përmirësimeve të vazhdueshme në ekosistemin dixhital. Kështu, Sony dhe Httpool janë të angazhuara për të investuar vazhdimisht në këto fusha.
Partneriteti me IMS ndihmon në përmirësimin e ofertës, shkëmbimin e përvojave dhe zgjidhjeve ndërkombëtare. Jep mbështetje të fuqishme dhe inovative, prej të cilave do të përfitojnë mediat lokale dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Çka u kërkua më së shumti në Google në vitin 2023?

Çka u kërkua më së shumti në Google në vitin 2023?

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Kalo në kategori