LAJMI I FUNDIT:

FRI: Kundërshtojmë fuqishëm deklaratën për miratimin e një ligji për martesa mes të njëjtës gjini

FRI: Kundërshtojmë fuqishëm deklaratën për miratimin e një ligji për martesa mes të njëjtës gjini

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Forumi Rinor Islam (FRI) shpreh kritikë ndaj deputetit shqiptar, Branko Manoillovski, lidhur me deklaratën e tij të fundit për miratimin e një ligji për martesat mes të njëjtës gjini.

Në kumtesën e FRI-së mes tjerash thuhet se ”nisur nga fakti se te ne shqiptarët me shekuj familja mbetet si njësia themelore në organizimin e jetës në shoqëri, duke vijuar kështu brez pas brezi ruajtjen e këtij institucioni të shenjtë, shprehim thellë indinjatën për kërkesën e njërit prej përfaqësuesve të popullit në prishjen e një institucioni të tillë.


FRI apelon deri te përgjegjësi kryesor i kësaj deklarate si dhe mbështetësit e tij, për tërheqje sa më parë të së njëjtës, për të ruajtur kështu devijimin e rinisë dhe largimin e tyre nga vlerat e mirëfillta shoqërore. Poashtu, u drejtohemi edhe të rinjve që të qëndrojnë syhapur në situata të tilla, edhe pse natyrshmërinë njerëzore e cënojnë vazhdimisht fenomene të ndryshme të cilët çekuilibrojnë komponentët moralë.

Për shkak të rrezikut që shfaqet në natyrshmërinë e familjes tradicionale dhe rolit të saj të mirëfilltë në socializimin e fëmijëve, për arsye të zhvlerësimit të rolit edukues dhe qytetërues të arsimit në vendin tonë si edhe për hir të vlerave humane, kundërshtojmë fuqishëm deklaratën për miratimin e një ligji të tillë”, thuhet në kumtesën e FRI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori