LAJMI I FUNDIT:

EULEX dhe policia kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasje të pasluftës

EULEX dhe policia kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, i dyshuar për vrasje të pasluftës

Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, të kamufluar me maska kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit sot në orët e mëngjesit.

Aksioni në fjalë është konfirmuar nga zyrtarë të PK-së, por sipas tyre detaje shtesë mund të japë vetëm EULEX.

Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK’së Imer Imeri në nëntor të vitit 1999. Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Haki Imeri i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë të UÇK’së.


Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK’ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati.

Djali i të ndjerit, Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

“Agron Sylejmani është vrarë nga policia e UNMIK-ut në vitin 2004, ku janë vrarë edhe dy policë në përleshje me të dhe grupin e tij. Naim Kadriu ka vdekur në një aksident në Podujevë. Ndërsa, për fatin e Avni Fetës nuk dihet se a është i vdekur apo ku gjendet. Këtë nuk e din askush”, kishte pohuar Kastriot Imeri.

Ndryshe, aksioni i sotëm policor ka ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale e cila pritet të merret edhe disa raste të vrasjeve që konsiderohen të motivuara politikisht. /Express/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori