LAJMI I FUNDIT:

Disa tërmete edhe mbrëmë tronditën rrethinën e Ohrit

Disa tërmete edhe mbrëmë tronditën rrethinën e Ohrit

Dhjetëra tërmete prej të cilëve më i fuqishmi me intensitet prej 3.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit janë regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit natën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga data 18 e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1 mijë tërmete. Më i fuqishëm ishte dje, rreth orës 13:18 me intensitet prej 5 ballësh sipas shkallës së Rihterit, shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa janë paraqitur dëme më të vogla materiale, njofton AIM. /Telegrafi/