LAJMI I FUNDIT:

Ristoska paralajmëron ankesa ndaj vendimeve të Gjykatës Penale për lëndët që dalin nga përgjimet

Ristoska paralajmëron ankesa ndaj vendimeve të Gjykatës Penale për lëndët që dalin nga përgjimet

Prokurorja Speciale Publike (PSP) Lençe Ristoska ka deklaruar sot se do të dorëzojnë ankesa kundër vendimeve të Gjykatës Penale në lidhje me kërkesat e tyre për paraburgim dhe masa kujdesi për të dyshuarit në lëndët për të cilat PSP-ja ka ngritu aktakuzë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo bëri të ditur se opinioni do të njihet për të gjitha ankesat dhe për arsyet e refuzimit të kërkesave të tyre. Ristoska theksoi se presin që në shtator të fillojnë gjykimet.

Ristoska nuk e konteston shtyrjen e seancës së sotme për lëndën ”Fortesa 2”, duke u dhënë të drejtë avokatve mbrojtës për kërkesën e tyre që të shtyhet seanca./Telegrafi/