LAJMI I FUNDIT:

Nimetz dhe Ahmeti biseduan për çështjen e emrit të Maqedonisë

Nimetz dhe Ahmeti biseduan për çështjen e emrit të Maqedonisë

I dërguari i posaçëm i OKB-së për të ndërmjetësuar rreth çështjes së emrit, Matthew Nimetz, ka realizuar një takim formal me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo mund të shihet si hapi i parë i përfshirjes së BDI-së në procesin e zgjidhjes së çështjes së emrit. Sipas Makfax, Nimetz e ka cilësuar këtë takim si mjaft të mirë, duke shtuar se ka marrë inkurajimin e Ahmetit për të vazhduar bisedimet.

Ahmeti ka thënë se shqiptarët nuk janë indiferent dhe se do të japin kontribut për të zgjidhur këtë çështje aty ku duhet./Telegrafi/