Kamera të fshehta të vendosura në makinat e policisë kanë arritur të kapin dhjetëra veprime korruptive të policëve të rajonit të Mitrovicës të përfshirë marrjen e parave dhe detyrimin e shoferëve të kamionëve e makinave për të paguar mito.
Në njërin nga rastet më të mëdha të korrupsionit në Policinë e Kosovës Prokuroria e Mitrovicës pretendon se ka fakte për dhjetëra raste të mitëmarrjes të cilat dëshmohen nga materiale filmike të kapura nga kamerat e Inspektoriatit Policor.
Nga data 21 shtator deri 12 dhjetor 2016 IPK-ja fshehurazi kishte montuar kamera në makinat e policisë.
Materialet e filmuara shërbyen për t’i akuzuar 35 zyrtarë policorë apo pothuajse të gjithë njësinë e trafikut.
Në 31 faqe aktakuzë prokurorja Zejnie Kela përshkruan në detaje secilin veprim të policëve në aferën e korrupsionit.
Ngjarja e datës 23 shtator 2016 të përshkruhet në aktakuzë si moment kur policët Ahmet Hasani dhe Esat Haxhiu fituan bukur shumë para.
Dy policët janë filmuar tek ndalen në afërsi të Zhabarit për t’i numëruar paratë e marra mito. Filmimet e IPK-së tregojnë se policët ndanë në mes vete 7 bankënota 5 euroshe, 2 bankënota 10 euorshe e më vonë edhe 35 euro dhe 1000 dinarë.
Aktakuza përshkruan edhe veprimet e policit Esat Haxhiu. Ky polic është atraktiv pasi sipas aktakuzës bakënotën e marrë nga një qytetarë serb e kishte futur në çorapën e tij për ta fshehur aty nga çdo rastësi.
Akuza vazhdon duke përshkruar kontrollin e datës 24 shtator 2016. Atë ditë derisa dy zyrtarët policorë Ahmet Hasani dhe Sahit Hajdari po ndanin paratë e marra nga shoferët, kur vjen puna t’i ndajnë disa dinarë Hasani i thotë kolegut Hajdari se pse merrte para në këtë valutë.
“Mos i merr ato m… hiq”, shkruan në akuzën e policëve e cila vazhdon me sqarimin për dy zyrtarët policorë.
KALLXO.com kishte shkruar edhe më herët se policët e arrestuar paratë i merrnin edhe në dinarë.
Më tutje në aktakuzë tregohet se si policët e akuzuar për marrje ryshfeti udhëzonin të ndaluarit nga ta se ku t’ua lënë paratë.
“Pasi kanë ndaluar një kundërvajtës në komunikacion i cili kishte thyer rregullat e komunikacionit, kundërvajtësi afrohet para derës së automjetit të policisë dhe i pandehuri Sahit i bën me shenjë se ku ti hedhë paratë dhe i njëjti e hedh një bankënotë prej 5€ në pjesën e brendshme të derës së automjetit dhe nga aty i pandehuri Sahit i merr paratë dhe i fut në xhepin e tij”, shkruan në aktakuzë.
Aktakuza për të njëjtin zyrtar policor të akuzuar konstaton se edhe në raste tjera i ka marrë bankënotat nga makina dhe i ka futur në xhep.
Në raste interesante policët kishin tentuar t’i vidhnin edhe vetë kolegët, aktakuza përshkruan se si i akuzuari Sahit Hajdari i kishte marrë 20 euro mito të lëna në ulësen e prapme dhe të njëjtat i kishte zëvendësuar me 10 euro.
“Në orën 10:13 Sahiti merr nga ulësja një bankënotë në vlerë 20 € dhe e fut në kuletë, pastaj nxjerr nga kuleta dy kartëmonedha në vlerë nga 5 € dhe i len tek ulësja pastaj edhe ato i shtin në xhep dhe del nga automjeti”, sqaron aktakuza.
Në raste të tjera kuleta e policëve ishte bartur tek çorapet e policëve, ndërsa ndarja e parave kishte pasur probleme.
Siç përshkruhet në aktakuzë me datën 24 shtator 2016 i akuzuari Ahmet Hasani dhe Sahit Hajdari kishin një diskutim interesant pasi polici nuk po i gjente në çorapët e tij 10 eurot e marra paraprakisht.
“Po më vjen inati agj. Ahmeti ia kthen ‘Hajt se qasajde i gjon diku neper çorapë pi shtin o burrë, ça u bo, ça po i shtin atje”, thuhet në akuzën e prokurorisë.
Videot dhe audio-incizimet që u vendosën në veturat e policisë kanë kapur disa momente jo të mira të zyrtarëve policorë në pikën e kontrollit në fshatin Stanovc të Vushtrrisë në Magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Policët aty, do njihen edhe për komente interesante gjatë komunikimit pas mitëmarrjes.
“Po na shkel dikush se qyky na glaciti”, ky kishte qenë komenti i policit pasi kishte marrë një shumë prej 5 eurosh.
59 policë të trafikut ishin arrestuar nga Inspektorati policor në dhjetor të vitit të kaluar. /KALLXO.com/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Lukas-MANDLL-780x439.jpg)
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
![Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/suedi-780x439.jpg)
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin