LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Kasami: Mbështetja e reformave, proces i rëndësishëm për qytetarët

Zaev-Kasami: Mbështetja e reformave, proces i rëndësishëm për qytetarët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në zyrën e tij ka pritur kryetarin dhe delegacionin e Lëvizjes Besa me të cilët kanë biseduar për reformat që i duhen vendit për të ecur në drejtim të euro-integrimeve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga Lëvizja Besa kanë deklaruar se do të mbështesin reformat në procesin e integrimit të vendit, në të mirë të qytetarëve.

Kasami i ka thënë Zaevit se si parti do të angazhohen për të mbështetur Qeverinë në këtë rrugë por edhe për të bërë opozitë në çështje kur duhet.


Nga ana tjetër, Zaev ka kërkuar gjithëpërfshirje në proceset që ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe për të ndihmuar proceset ku ka ngecur vendi.

Në takim përveç Bilall Kasmit, ishin edhe deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli. /Telegrafi/