LAJMI I FUNDIT:

“Xhesika” e “O Sa Mirë” bën aksident

“Xhesika” e “O Sa Mirë” bën aksident
Gjithnjë joshëse, ajo ishte kryetemë e mediave muajt e fundit. Foto: Veton Osmani

Aktorja Arta Nitaj e njohur për rolin e saj si “Xhesika” në serialin “O sa mirë’ ka pësuar një aksident të vogël.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Sipas këtij burimi ngjarja ka ndodhur në magjistralen Pejë/Prishtinë.


E kontaktuar nga Gazeta Express, aktorja Arta ka konfirmuar se ka pësuar një aksident, mirëpo gjenda e saj shëndetësore është mirë dhe nuk ka diçka për tu shqetësuar.

Ajo ka treguar se nuk është diçka e madhe dhe se gjendja e saj është mirë.

“Një makinë duke u kyçur në rrugë, u dal shumë keq dhe jemi goditur vetëm pak. Por unë jam mirë dhe nuk është diçka e madhe”, ka deklaruar Arta.