LAJMI I FUNDIT:

Rafinha aludon në largimin e tij nga Barça

Rafinha aludon në largimin e tij nga Barça

Rafinha Alcantara duket se e ka lënë derën hapur për të lënë Barcelonën këtë verë, pasi gjithçka është e hapur në lidhje me të ardhmen e tij.

24-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Camp Nou këtë verë për shkak të mungesës së minutave të lojës, me thashethemet që ai mund të përdoret si një hap i madh në ofertën e Barcelonës për Hector Bellerin të Arsenalit.

“E ardhmja ime është e hapur dhe vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Rafinha për Marca.


Barça ofron edhe Rafinhan në ofertën për Bellerinin
Lexo po ashtu Barça ofron edhe Rafinhan në ofertën për Bellerinin

“Unë jam një lojtar i Barcelonës dhe tani gjëja më e rëndësishme është që të shërohem nga lëndimi në gju dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Gjithçka që mund të them është se gjithçka është e hapur”, përfundoi mesfushori brazilian.

Rafinha vlerësohet me 30 milionë euro nga Blaugranët dhe gjithashtu është lidhur me një lëvizje tek kampionët italianë të Juventusit. /Telegrafi/