LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Norrkopingut: Krijuam avantazh solid, Prishtina na rrezikoi disa herë

Trajneri i Norrkopingut: Krijuam avantazh solid, Prishtina na rrezikoi disa herë

Trajneri i Norrkopingut, Jens Gustafsson është i kënaqur me rezultatin që e arriti ekipi i tij ndaj FC Prishtinës, në fitoren 5:0.

Ai u shpreh se ekipi suedez ka krijuar avantazh solid para lojës së kthimit, që zhvillohet javën tjetër në Mitrovicë, raporton Zëri.net.

Ai e pranon se u befasua nga fillimi i furishëm i lojës nga ana e prishtinasve, por që me kalimin e minutave ekipi i tij e mori lojën nën kontroll.


Prishtina e nis keq debutimin në Evropë, mposhtet thellë nga Norrkopingu (Video)
Lexo po ashtu Prishtina e nis keq debutimin në Evropë, mposhtet thellë nga Norrkopingu (Video)

“Jemi të kënaqur me rezultatin. Nuk dinim shumë për kundërshtarin dhe FC Prishtina i pati rastet e veta. Mirëpo, dalë ngadalë filluam ta luajmë lojën tonë, luajtëm, shënuam dhe më pas kishim kujdes. Kemi rezultat shumë pozitiv për lojën e kthimit në Mitrovicë. Atje do të jetë një lojë krejt ndryshe. Do të jetë një eksperiencë edhe për ne të vijmë atje”, ka thënë trajneri suedez në konferencë për shtyp.

Sipas tij, edhe prishtinasit zhvilluan lojë të mirë dhe nuk “fjetën” asnjëherë gjatë saj.

Thaçi: Norrkopingu kundërshtar i fortë, ne nuk i shfrytëzuam rastet
Lexo po ashtu Thaçi: Norrkopingu kundërshtar i fortë, ne nuk i shfrytëzuam rastet

“Prishtina filloi me lojë ofanzive, na befasoi disa herë. Ne shkuam në pushim me 5:0, por nuk ishim të kënaqur me lojën në pjesën e parë. Edhe pse i dhamë golat, nuk ishim të disiplinuar me lojën tonë 100 për qind”, vazhdoi Gustafsson.

Në trend Sport

Më shumë
Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

Erdhi me shumë bujë tek Barcelona – Roque bën hap mbrapa në karrierë

La Liga
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Man United po bën 'çmendurinë' - gati oferta prej 150 milionë eurosh për yllin e La Ligas

Premier League
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Milani i gatshëm të ‘sakrifikojë’ njërin prej dy yjeve të ekipit për të financuar blerjen e Joao Felix

Serie A
Kalo në kategori