LAJMI I FUNDIT:

Bogoevski: Akuzat nuk janë kundër OBRM-PDUKM-së, por kundër qeverisjes kriminele (Foto)

Bogoevski: Akuzat nuk janë kundër OBRM-PDUKM-së, por kundër qeverisjes kriminele (Foto)

Aktivisti i “Revolucionit Laraman” njëherit edhe deputet i LSDM, Pavle Bogoevski, i cili mbronte qëndrimet që të formohet Prokuroria Speciale, theksoi se ngritja e aktakuzave nga PSP-ja nuk janë kundër OBRM-PDUKM-së, por kundër qeverisjes kriminele në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gruevski: Synohet të shkatërrohet partia OBRM-PDUKM (Video)
Lexo po ashtu Gruevski: Synohet të shkatërrohet partia OBRM-PDUKM (Video)

“Për një gjë Gruevski ka të drejtë, diçka e këtillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në histori. As në Maqedoni, as në Evropë nuk ka ndodhur që një bandë të okupojë një parti politike dhe gjithë shtetin. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një shoqëri e keqe të kthehet në partia më e pasur në Evropë dhe më shumë se një dekadë të shtiret se është parti politike, e cila anazhohet për drejtësi në vend”, shkruan Bogoevski në Facebook.

Ai më tej shton se kjo nuk është ndjekje e OBRM-PDUKM-së, por në ndjekje janë shoqëria keqbërëse e cila sipas tij, ka kidnapuar partinë, më pas edhe shtetin./Telegrafi/